LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lefter Maliqi plas “bombën”/ Rama ka dhënë dorëheqjen tre herë në tetor, ja kush e mban peng

4 Nëntor 2020, 09:28, Politikë CNA
Lefter Maliqi plas “bombën”/ Rama ka dhënë

Deputeti Lefter Maliqi ka habitur me një deklaratë të bërë pak më parë në rrjetet sociale, lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Maliqi pretendon se Rama ka dhënë tre herë dorëheqjen, por sipas tij nuk e kanë lënë të ikë njerëzit e krimit dhe oligarkët.

Sipas tij, njerëzit e krimit dhe oligarkët e kanë marrë peng dhe duan që ai të qëndrojë akoma në pushtet, në mënyrë që të mos reshtin së vjedhuri e së grabituri Shqipërinë dhe shqiptarët.

Deputeti i kërkon Ramës të dalë e të thotë hapur se do të japë dorëheqjen por nuk e lejojnë.

?Në Tetor, Kryemafiozi-Kryeministër ka dhënë dorëheqjen 3 herë, por njerëzit e krimit dhe oligarkët nuk e kanë lejuar? pengmarrja do të jetë dënimi më i rëndë për këtë njeri?

Të dashur miq!

Kryemafiozi i korrupsionit dhe krimit, ka degraduar deri në atë pikë, sa që qeverisë prej 8 vitesh vetëm me batuta bajate, me të cilat mendon se do të marrë votat e shqiptarëve.

Ky Kryemafioz, që nëpër TV bën humor kaps, ?underground? ka nisur të implementojë skemat mafioze të vjedhjes së votave, duke angazhuar njerëz të krimit e të fortë zonash, me presione e kërcënime për vendet e punës dhe jo vetëm.

Prandaj, mos bini në kurthin e tij, të merreni gjithë ditën me komentet qesharake të këtij njeriu, por demaskoni atë çfarë po bën Rilindja e tij nëpër zyrat e shtetit dhe skutave të të fortëve, në shërbim të grabitjes së votës më 25 Prill. Paratë e krimit dhe drogës kanë nisur të hidhen lumë, dhe ky Kryemafioz largon dhe mbulon vëmendjen, duke mbirë gjithë ditën në ERTV-në e tij, e prej aty ?hedh gurë në lumë, që të turren ti kapin?.

Të dashur shqiptarë!

Duke iu referuar burimeve të afërta, ju bëj me dije, se ky Kryemafioz, vetëm në muajin Tetor ka kërkuar të japë 2-3 herë dorëheqjen e të shporret nga qeveria, por nuk është lejuar nga njerëz të krimit dhe oligarkët, pasi këta të fundit e kanë marrë peng dhe duan që ai të qëndrojë akoma në pushtet, në mënyrë që të mos reshtin së vjedhuri e së grabituri Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky Kryemafioz i bindet, sepse ndryshe i dalin në shesh të gjitha të zezat, por sigursht që ka edhe frikë në kontekstin më të gjerë të fjalës. Nëse ke aq këllqe sa shitesh në TV-ra, dil o Kryemafioz, dhe thuaji shqiptarëve që: ?Unë dua të jap dorëheqjen, por nuk më lejojnë?.

Dhe në kuadër të kësaj të vërtete, të paktën na kurse atë ?të fortin? që bën përditë në ERTV-në tënde, sepsë në të vërtetë, ti i ?ke mbushur? aq shumë, saqë po lutesh të largohesh, por je i marrë PENG, dhe ky është dënimi yt më i keq. A e kuptuat tani pse e shoqërojnë 200 njerëz këtë Kryemafioz, kur del për të broçkullitur ?3-D-rat? nëpër Shqipëri??, shkruan Maliqi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga