LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave me BE/ Manjani akuza politikanëve, tregon çfarë po e mban peng procesin e vendit

4 Nëntor 2020, 09:21, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave me BE/ Manjani akuza politikanëve, tregon

Ish ministri i Drejtësisë ka bërë një reagim të fortë sa i takon situatës politike në vend. Përmes një postimi në rrjetin social ai ka renditur problemet më thelbësore që sipas tij shoqërojnë çdo ditë shqiptarët dhe ka thumbuar politikanët në vend.

Mes ironisë, Manjani tha se fajin për hapjen e negociatave e ka Holanda dhe problemet e brendshme të Europës.

Postimi i plotë i Manjanit

Fajin na e kanë problemet e brendshme…

Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese prej gati 4 vitesh. Pa gjykatë të Lartë funksionale prej 3 vitesh. Me gjykata Apeli që punojnë për emergjencat procedurale. Me gjykata të shkallës së parë të cunguara

Shqipëria jonë sot është pa pushtete të ndara. Kemi një Parlament që monopartiak që varet, kapet e përçudnohet nga qeveria monopartike. Drejtësia nuk arrin të kontrollojë ligjshmërinë e vendimeve të pushtetit politik monist. Për të ndalur e kufizuar sjelljen abuzive të tij(pushtetit) as që bëhet fjalë.

Gjykatësit e prokurorët janë të trembur dhe të tredhur nga pushteti dhe vettingu që ai i kërcënon.

Shteti sot për sot është i gjithi pushtet politik njëpartiak. Administrada publike i shërben partisë, jo Shqipërisë.

Në Shqipërinë e sotme nuk lejohet të protestosh;

kërcënohesh nëse shpreh një mendim; nuk lejohet të kesh privatësi;

liria të kufizohet pa vendim gjyqsor dënimi me shumë lehtësi;

shoqërimi në polici është bërë si vajtje te dyqani i bukës;

Prona dhe titujt mbi të janë të pasigurta;

Shëndeti dhe mjedisi nuk garantohen;

As kufinjtë territorialë të shtetit nuk e garantojmë dot më.

Në Shpipërinë e sotme po të merresh me hashash je i nderum e i respektum, po të bësh bisnes të rregullt quhesh evazionist ose Oligark.

Shqipëria, vendi natyrëbukur, është më i papastri në europë, ndërkohë që paguajmë tre inceneratorë, të cilat në vend të djegin mbetjet djegin fondet e taksave tona.

Në Shqipërinë e sotme askush nuk zgjedh, por të gjithë votojmë.

Qeveria nuk jep, por kërkon llogari.

Demokracinë e shohim si teatër, skenarin e të cilit na e shkruan Bota, Europa, Amerika, Venezzia etj.

Partitë janë aktore në këtë teatër. Populli është spektator. Demokraci spektatorësh quhet sot sistemi që kemi.

Qajmë hallet e Trumpit, Biden, Merkel, Macron e gjithë dynjasë te kafet e lagjeve, ndërkohë që sundohemi pa pikë mëshire nga i forti i radhës.

Rinia e keqshkolluar ikën nga sytë këmbët.

Ama fajin na e ka….. HOLLANDA!!!

Fajin e kanë problemet e brendshme të EUROPËS!!!

P.S. Sa herë bie fjala për Maqedoninë Hollanda, Gjermania, Franca dhe Europa nuk kanë asnjë problem të brendshëm. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga