LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e “Zogut të Tiranës”/ Rrëfehet balerina: Ja si u gënjeva

4 Nëntor 2020, 12:36, Kronika CNA
Dosja e “Zogut të Tiranës”/ Rrëfehet balerina: Ja si

Nga Elton Qyno

Mashtrimi për një ditëlindje në Maqedoni, është kthyer në festë orgjie mes parukieres Anjeza Bena, dy vajzave, njëra balerinë dhe një personi me inicialet G.Y i dënuar për vrasje dhe që njihet si një nga ?të fortët? e Fierit. Ky i fundit i ekstraduar pak vite më parë nga Amerika në Shqipëri dhe i dënuar për disa vepra penale në Fier, kishte krijuar një raport intim me parukieren Anjeza Bena, e cila veç marëdhënies që kishte me të fortin e Fierit, G.Y, i ofronte këtij të fundit dhe vajza të reja, duke kryer së bashku marëdhënie seksuale në grup.

Ky aktivitet i paligjshëm, ka vajzat ftoheshin në ditëlindje si balerina dhe më pas përfundonin në orgji seksuale është dokumentuar nga prokuroria e Tiranës, e cila ka hetuar dosjen kundër Hermes Nikaj ose ?Zogu i Tiranës?, Anjeza Benës, biznesmenëve Ismail.Z, Armando.N, Artur, Gj, dhe vajzave A.S, D.N, B.D. Ndërkohë është lënë jashtë ndjekjes penale për akuzën e ?Prostitucionit? efektivja e policisë së burgjeve me inicialet D.B. Në një rëfim që ka dhënë para prokurorëve vajza me inicialet K.G, ka treguar se punon si balerinë dhe një ditë ishte kontaktuar nga Anjeza Bena, se duhet të shkonte në Maqedoni së bashku me të dashurin e saj nga Fieri dhe një vajzë tjetër për të festuar një ditëlindje.

Këtë ndërmjetësim e kishte krijuar shoqja e saj, Denisa. N, e cila ia kishte propozuar Anjeza Benës, vajzën balerinë K.G. Në këtë ditëlindje K.G, ishte kontraktuar për të kërcyer por në fakt nuk kanë kërcyer dhe as kanë festuar ndonjë ditëlindje, pasi gjithçka ka qënë një mashtrim i Anjeza Benës, pasi synimi ka qënë të kryenin marëdhënie seksuale në grup me të fortin e Fierit, G.Y. Vajza K, ka treguar se janë takuar në rrugën ?Myslym Shyri? me Anjeza Bena dhe një vajzë tjetër që ajo i thëriste motra.

Me makinë kanë udhëtuar në drejtim të Elbasanit, ku aty janë ulur në një lokal. Pikërisht në këtë lokal, ka ardhur një mashkull, të cilin Anjeza ja ka prezantuar K, si të dashurin e saj me emrin ?Xh?? nga Fieri dhe që identifikohet si personi me inicialet G.Y. K, ka vënë re se vajza që ndodhej me ta njihej me Xh? Të katër së bashku kanë hipur në makinën e bardhë të Xh? dhe kanë vajtur në Qafë-Thanë.

K, ka sqaruar se në Qafë-Thanë, Xh? që Anjeza Bena dhe dy vajzat të zbrisnin nga makina dhe të mernin taksi në drejtim të Maqedonisë, pasi Xh?, nuk donte të kalonte kufirin me to. K, ka sqaruar se Xh?,ka ecur para tyre me makinë, duke u hequr sikur nuk i njihte dhe pas tij kanë kaluar kufirin me taksi Anjeza Bena, K dhe vajza tjetër.

Në tokën Maqedonase K.G, ka treguar se kanë zbritur nga taksia dhe kanë hipur sërisht në makinën e Xh?. Kanë ngrënë drekë tek restorant ?Tirana? në Maqedoni dhe kanë lëvizur të katërt në disa vende turistike të Maqedonisë. Më pas K, ka sqaruar se kanë shkuar në Shkup dhe futur në një hotel.

Sipas vajzës, kur kanë shkuar në hotel Anjeza Bena, i ka thënë se hoteli kishte vetëm një dhomë të lirë dhe se janë detyruar të mernin një dhomë për 4 veta. Sipas K, dhoma ka qënë familjare dhe kishte një krevat dopio dhe dy krevat tek. Më pas Anjeza i ka thënë se do shkonin tek aktiviteti ku K, do kërcente.

Pas kësaj sërisht Anjeza, i ka thënë K, se do bënte seks me Xh? dhe i ka kërkuar K, që të shkonte dhe ti shikonte dhe të kërcente gjatë kohës që Anjeza bënte seks me Xh?. K, ka sqaruar në prokurori se nuk ka pranuar dhe Anjeza ka bërë seks me Xh? në praninë e K, dhe të vajzës tjetër. Pasi kanë përfunduar kanë dalë dhe kanë vajtur tek një lokal, i cili ka qënë bosh dhe nuk ka pasur asnjë ditëlindje.

K, ka sqaruar se aty ka kuptuar se kishte të bënte me aktivitet dhe se ajo nuk do kërcente por do të kthehej në skallave seksi. Anjeza i ka thënë se aktiviteti i ditëlindjes nuk do të zhvillohej pasi personat kishin pasur disa probleme. K, sqaron se ka kuptuar se kjo histori ishte sajuar dhe ka vënë re se Anjeza, dhe personi nga Fieri, i mbushnin qëllimisht gotat me alkool që të dehej.

 

Sipas saj Anjeza dhe personi nga Fieri, kanë filluar të bëjnë seks në dhomën ku ndodheshin të katërt. K, ka sqaruar se Anjeza dhe I dashuri i saj, i shkonin të zhveshur tek krevati ku ndodhej K, dhe i kërkonin Kristit që të bënte seks me ta. Më pas Anjeza, ka filluar të bëjë seks me Xh? dhe me vajzën që kishin marë me vehte nga Tirana.

E gjithë kjo skenë seksi në grup ndodhte në sy të vajzës K. Gjatë kësaj kohe që të tre bënin seks, Anjeza shkëputej prej tyre dhe ashtu e zhveshur shkonte tek K, ku i kërkonte asaj që të zhvishej dhe fillonte ta prekte K, në pjesë të ndryshme të trupit. Por K, ka këmbëngulur duke i kërkuar Anjezës most a prekte pasi ishte ftuar për ditëlindje dhe jo për të bërë seks, por Anjeza ka këmbëngulur se nuk kishte asnjë gjë të keqe për të kryer marëdhënie me ta.

K, ka sqaruar se në këtë moment është ndier vërtet e trembur, e ngacmuar dhe e abuzuar seksualisht nga Anjeza dhe përveç saj dhe nga i dashuri i saj, Xh, dhe vajza tjetër pasi të tre i kanë kërkuar të kryente marëdhënie. K, u ka thënë prokurorëve se megjithë përpjekjet e tyre, ajo nuk ka pranuar të zhvishet, por ka hyrë në tualetin e hotelit dhe ka pirë ujë me sapon në mënyrë që të villte me qëllimin e vetëm për të treguar se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.

K, ka sqaruar se të nesërmen në mëngjes nuk i ka fol asnjërit prej tyre, por kanë hipur në makinën e Xh, dhe janë kthyer në Shqipëri. Personi nga Fieri, i ka lënë në Elbasan dhe është larguar vetë në Fier, ndërsa tre vajzat janë kthyer në Tiranë. K, ka treguar se sapo ka ardhur në Tiranë ditët në vijim është kontaktuar dhe disa herë të tjera nga Anjeza Bena, por ka refuzuar ta takojë atë. Ndërkohë K, i ka kërkuar llogari shoqes së saj Denisa.N, se përse e kishte dërguar në njerës të tillë, të cilët kishin abuzuar seksualisht me të.

 

Lajmet e fundit nga