Connect with Us

Covid-19/ Rakacolli i përgjigjet Bashës: ‘Remdesiviri’ përdoret vetëm në spitale, s’mund të tregtohet në farmaci!

Shëndeti

Covid-19/ Rakacolli i përgjigjet Bashës: ‘Remdesiviri’ përdoret vetëm në spitale, s’mund të tregtohet në farmaci!

Publikuar

-

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Zëvendës ministjra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli i ka dhënë dy përgjgje akuzave të kreuttë PD, Lulzim Basha.

Së pari për mungesën e ilaçit ‘Remdesiviri’, Rakacolli ka shpjeguar se ky është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.

“Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament anti-viral ka dalë për një sëmundje tjetër por ka studime që mund të përdoret dhe në COVI dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi, pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhet i qartë të mirat dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci”, tha Rakacolli.

Përgjigja e dytë është për mungesën e vaksinës së gripit. Në një kohë kur PD-ja akuzoi se është marrë një sasi e vogël dozash, Rakacolli tha në një intervistë për report Tv, se këtë vit është blerë një sasi 4-fish më e madhe.

“Kemi blerë 4-fishin e vaksinave të grupit krahasuar me vitin e kaluar”, sqaroi Rakacolli.

LEXO EDHE:  "Liri për të punuar"/ Restorantet në veri të Francës hapin dyert, thyejnë kufizimet e COVID-19

Mes shifrave të larta të rasteve ditore, Rakacolli ka dhënë një panoramë më optimiste. Ajo tha se lajmi i mirë është se numri i vdekjeve, nuk është në përpjesëtim të drejtë me rastet e reja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 132 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e rasteve të reja të infektuar me Covid 19. Sipas të dhënave janë kryer 3601 testime nga të cilat 132 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gjithashtu theksohet se nuk ka asnjë humbje jete.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 132 qytetarë, në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

LEXO EDHE:  Basha gënjen publikisht/ “Po rikonstruktoj shtëpinë”, por ska leje dhe as punëtorë në objekt

LEXO EDHE:  Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Itali, 10 viktima

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         132

Të shëruar në 24 orë       29

Të shtruar në spitale       26

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,601

 

Testime totale             918,347

Raste pozitive             133,442

Raste të shëruara         130,343

Raste Aktive                      642

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             242

Elbasan           61

Shkodër          88

Vlorë               59

Berat               38

Lezhë              34

Fier                  37

Kukës              21

Durrës             21

Korçë               13

Gjirokastër        7

Dibër                 1”, njofton ministria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi i ekspertëve të ISHP-së/ Nga 1500 persona të infektuar me Covid-19, 54% kanë krijuar antitrupa

Publikuar

-

Nga

Bilanci global për Covid-19/ SHBA vendi me më shumë të infektuar dhe humbje jete

Studimi i parë që hedh dritë mbi ecurinë e infektimit të Covid-19, sipas grupmoshave, sëmundjeve dhe krijimit të imunitetit në Shqipëri, është publikuar nga Urdhri i Mjekut.

Studimi që ka për autorë disa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga 1500 persona të testuar pozitiv, 54% kanË krijuar antitrupa IGG në mes të ditës së 14-21 pas infektimit. Por të dhëna ndërkombëtare tregojnë se, krijimi i antitrupave nis edhe më vonë.

Të dhënat e epidemiologëve tregojnë se përgjigjja imunitare, si për IGM, ashtu edhe për IGG, është e ndryshueshme në grup-popullata të ndryshme, por edhe nga kushtet e ndryshme shëndetësore të subjekteve në studim.

Nga ndjekja e ecurisë klinike dhe rezultateve laboratorike të 25 pacientëve që në ditën e parë që rezultuan pozitivë deri në ditën e 35 (koha më maksimale e negativizimit), në shumicën e individëve që paraqiten me infeksion simptomatik të Covid-19, ARN-ja virale arriti maksimumin brenda javës.

Pozitiviteti, në shumicën e rasteve në studim, ka filluar rënien nga java e tretë deri në negativizimin e saj në javën e katërt, për rreth 85% të rasteve në studim, deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë për rreth 3-5% të rasteve në studim, derisa më pas bëhet krejtësisht i padukshëm.

LEXO EDHE:  Basha në Durrës/ Tërmeti dhe pandemia kanë shkatërruar ekonominë, qeveria keqmenaxhoi situatën

LEXO EDHE:  "BE sjell eksperten e Soros që do burgosë opozitën dhe..."

Nga të gjithë grupmoshat në studim, konstatohet që më të infektuarit ishin:

– Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), grupmosha e të rinjve, të cilët janë të shkujdesur dhe neglizhentë ndaj zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre, më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).

– Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%) dhe femrat (46.74%).

– Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).

Raporti i rasteve në total të konfirmuar pozitivë rezulton më i madh për femrat (56%) se për meshkuj (44%). Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri në 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Të sëmurët me faktorë rreziku kardiometabolik të kombinuar, të cilët janë hospitalizuar kryesisht në shërbimet spitalore universitare si: Kardiopatët, diabetikët insulinëvartës dhe jo insulinëvartës, hypertonikët dhe obezët./Monitor

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Dalin shifrat/ Rritet numri i rasteve me Covid, ja sa janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike numrin e rasteve të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave janë kryer 3,599 testime nga ku 99 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus. Ndërkaq mësohet se nuk ka patur humbje jete.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Tragjedia në Bulqizë/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

LEXO EDHE:  Basha në Durrës/ Tërmeti dhe pandemia kanë shkatërruar ekonominë, qeveria keqmenaxhoi situatën

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         99

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,599

 

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara         130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7”, njofton Ministria e Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE