LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bie në nivelin e pazareve familjare”/ Topalli flet për marrdhënien me Bashën

4 Nëntor 2020, 17:29, Politikë CNA
“Bie në nivelin e pazareve familjare”/ Topalli flet për

Drejtuesja e ?Levizjes për Ndryshim?, Jozefina Topalli ka folur për marrëdhënien e saj me kreun e PD, Lulzim Basha.

Teksa Basha e ka quajtur , shtojcë të Ramës, Topalli tha se në këtë “fushë betejë” nuk ka asnjë personale. Ajo ka theksuar se ndarja me Bashën ka ardhur pasi ky i fundit ka vendosur interesat personale, para asaj të kombit.

“Ky është një diversion që ai përdor përmes veglave të tij, për të krijuar idenë se kjo është një çështje personale. Këtu nuk ka asgjë personale. Është e gjitha një çështje ideore, është një çështje mendësie, parimesh dhe vlerash. Unë ndahem me këdo, nëse dikush nuk pranon votën, nuk pranon debatin, kartën morale të pushtetit moral me të cilin duhet të funksionojë një opozitë, nuk pranon të bëjë betejën kundër qeverisë me të gjitha forcat por bie në nivelin e pazareve dhe të interesave private e familjare. Nuk pranoj as kur një politikan ndjek vetëm politika personale. Këtu gjërat janë shumë të thjeshta për mua, por edhe krejt distant me pjesën tjetër. Kështu që përpjekja për ta kthyer në personale është shumë infantile në fakt, por edhe djallëzore”, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga