Kronika
35-vjeçari i plagosur, kushëri i të “fortit të Niklës”/ Zbardhen detajet e para

Janë zbardhur detajet e para, të plagosjes në Tapizë të Krujës.
Mësohet se 35-vjeçar që ka mbetur i plagosur është shtetasi Ervin Kodra. 35-vjeçari është emër i njohur për policinë, ndërsa është dhe kushëri i Durim Bamit dhe dyshohet se atentati i sotëm mund të ketë lidhje me këtë fakt.
Durim Bami i njohur ndryshe si “I forti i Niklës”, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.
Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.
Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K.
Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.
35-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al