LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terroristi në Vjenë, me origjinë shqiptare/ Berisha: Tjetër dëshmi tragjike

3 Nëntor 2020, 10:15, Aktualitet CNA
Terroristi në Vjenë, me origjinë shqiptare/ Berisha: Tjetër

Ish kreyeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër aktin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vjenë.

Sipas Berishës, origjina shqiptare e njërit prej terroristeve të ekzekutuar në përplasje e sipër me policinë është një dëshmi tjetër tragjike se ku i shtynë ekstremizmi fetar të rinjtë.

Berisha ka shprehur ngushëllime pë familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

?Miq, nje akt terrorist me disa viktima dhe te plagosur trondtiti thelle mbreme Vjenen. Denoj me ashpersine me te madhe aktin terrorist barbar qe mori jete njerezish te pafajshem dhe plagosi shume te tjere. Origjina shqiptare e njerit prej terroristeve te ekzekutuar ne perplasje e siper me policine vieneze eshte nje deshmi tjeter tragjike se ku i shtyne ekstremizmi fetar te rinjte pavaresisht nga kombesia e tyre. Me kete rast une shpreh solidaritetin tim te plote autoriteteve austriake dhe ngushellime familjeve te viktimave si dhe lutem qe te plagosurit te sherohen sa me shpejte?, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga