LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sonila Meço zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD refuzon të përgjigjet për tenderat dhe vilat: Flas me fakte

3 Nëntor 2020, 21:17, Politikë CNA
Sonila Meço zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD refuzon të

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është zënë ngushtë mbrëmjen e sotme nga gazetarja Sonila Meço, e cila e pyeti për tenderat dhe 4 vilat që thuhet se familja e tij i ka përfituar nga gjobat që i ka vënë bizneseve.

Basha refuzoi të flasë për katër vilat, ndërsa për tenderat tha se janë shpifje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kryetari i PD-së deklaroi në Ora News se ai flet me fakte nga thesari i shtetit dhe se akuzat nuk janë të vërteta.

?Cilat tendera? Ju jeni gazetare e përgjegjshme dhe e dini fare mirë se këto nuk janë të vërteta. Veliaj që ka marrë rolin e shpifësit, është paditur në gjykatë dhe javën e kaluar nuk është paraqitur në gjykatë as ai, as avokati i tij. Këto janë shpifje. Unë nuk po flas për shpifje, por me fakte nga thesari i shtetit.

Ne i kemi denoncuar problemet kur askush nuk guxonte që t?i përmendte. Askush nuk e ndihmoi Edi Ramën dhe Shqipërinë. Ata që thonë që të ikin të gjithë se janë njëlloj, po thonë që të rrijë Edi Rama?, theksoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga