Connect with Us

SHBA zgjedhje përgjithësisht pa incidente/ Karolina e Veriut zgjat votimin 45 minuta

Bota

SHBA zgjedhje përgjithësisht pa incidente/ Karolina e Veriut zgjat votimin 45 minuta

Publikuar

-

SHBA zgjedhje përgjithësisht pa incidente/ Karolina e Veriut zgjat votimin 45 minuta

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur probleme dhe kanë qenë përgjithësisht të rregullta.

CNN raporton se Xhorxhia ka pasur një votim pa incidente. Sekretari i Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, tha se vendi po kalon një ditë zgjedhjeje “të suksesshme” deri më tani.

Edhe në Arizonë dhe Connecut procesi i votimit ka qenë i rregullt dhe ka pasur një pjesëmarrje të lartë votuesish.

Të dhënat shtetërore tregojnë se të paktën 996.970 qytetarë kanë hedhur votimet herët në Iowans.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Nga ana tjetër, një situatë e paparashikuar ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku rezultatet e zgjedhjeve do të vonohen të paktën 45 minuta, pasi bordi i zgjedhjeve vonoi votimin në katër qendra që kishin probleme këtë mëngjes.

Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve votoi për të zgjatur votimin në katër zona që u hapën vonë ditën e zgjedhjeve, ndërsa në zonat tjera gjendja paraqitet e qetë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bjellorusia “reflekton” pas sanksioneve/ Liron nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich

Publikuar

-

Nga

Bjellorusia duket se ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas, duke liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg.

Ai u lokalizua duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk, ku dhe u arrestua së bashku me të dashurën e tij.

LEXO EDHE:  Zgjedhje në kohë pandemie/ Ristani: Të votojnë të infektuarit, nuk është e pazgjidhshme

LEXO EDHE:  Pr/ligjet për Drejtësinë/A po i mban peng pushimet e deputetëve votimi i Vettingut

Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembja e ndërtesës në Florida/ Ende dhjetëra persona nën rrënoja

Publikuar

-

Nga

Dhjetëra persona figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gjetur vdekjen nën rrënojat e një kompleks ibanimi pranë Majamit të Floridës që u shemb pjesërisht të enjten në mëngjes. Të paktën një person është konfirmuar i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë nxjerrë deri tani gjallë nga rrënojat.

Një pjesë e kompleksit 12-katësh të banimit në zonën Sërfsajd në brigjet e Atlantikut u shemb në 1:30 pas mesnate. Deri në orët e vona të pasdites afro 100 vetë ende figuronin të humbur, thanë autoritetet, duke zgjuar shqetësime se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Zyrtarët nuk e dinë sa vetë ishin në ndërtesë në momentin e shembjes.

“Ndërtesa u bë petë,” tha kryebashkiaku i komunitetit Sërfsajd. “Më dhemb zemra se me sa më thotë mendja, nuk do të kemi shumë sukses për të nxjerrë njerëz gjallë”.

Për orë të tëra pas shembjes vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ekipet nxorën një nënë dhe fëmijën e saj, pasi u detyruan t’i presin gruas këmbën, tha shefi i shërbimeve emergjente për Majamin.

Specialistët po përpiqen të futen në ndërtesë nga një garazh i nëndheshëm.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili vizitoi skenën e ngjarjes, tha se pamjet televizive nuk e përcjellin dot seriozitetin e ngjarjes.

Një ekip me 10-12 specialistë kontrollon një zonë të rrënojave me qen për të nuhatur trupat si dhe me pajisje të tjera. Pasi lodhen nga lëvizja e copave të betonit dhe mbetjeve të tjera inerte, ekipi zëvendësohet nga një grup tjetër kolegësh që puna të vazhdojë pa ndërprerje, tha shefi i shërbimeve zjarrfikëse për Floridën.

LEXO EDHE:  Kryemadhi habit me krahasimin/ Rama është kunadhe, Berisha bishë, Meta luan dhe Basha kaproll

LEXO EDHE:  Kunati i Bashës dyshohet për evazion fiskal/ Balla mesazh të fortë Ahmetajt

Autoritetet nuk kanë bërë spekulime për shkakun e shembjes. Në video shihet pjesa qendrore që shembet e para, ndërsa seksioni më pranë bregut dridhet dhe fillon të shembet disa sekonda më pas. Ndërkohë një re e madhe pluhuri mbështjell gjithë zonën.

Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të ofrojë ndihmë federale nëse kërkohet.

Kryebashkiaku tha se disa hotele kanë ofruar të strehojnë banorët e zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

Afro gjysma e 130 njësive të banimit në këtë kompleks u dëmtuan/shkatërruan nga shembja. Ndërkaq, janë sjellë pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi u ndërtua në 1981. Ai përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600,000-700,000 dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë ka plot imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Kryemadhi habit me krahasimin/ Rama është kunadhe, Berisha bishë, Meta luan dhe Basha kaproll

LEXO EDHE:  Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE