LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama takim online me Varhelyin/ Komisioneri për Zgjerim: Presim që  Shqipëria të përparojë

3 Nëntor 2020, 17:01, Politikë CNA
Rama takim online me Varhelyin/ Komisioneri për Zgjerim: Presim

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar sot një takim online.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komisioneri, i cili tregon se gjatë takimit diskutuan për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjithashtu ai bëri me dije se me Ramën ka folur edhe për përgatitjet për samitin e Sofjes, ndërsa thekson se pret që Shqipëria të përparojë.

?Një ?vizitë? virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar kornizat për negociatat, siguruam mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe folëm për përgatitjet për samitin e Sofjes gjatë javës së ardhshme. Presim që  Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së?, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga