LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbarimi zbaton me “dhunë” vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijës

3 Nëntor 2020, 21:08, Denoncim CNA
Përmbarimi zbaton me “dhunë” vendimin e gjykatës

Përmbarimi dështon në dorëzimin e fëmijës tek prindi me qetësi, dhe në sy të policisë degjeneron në dhunë brenda përmbarimit. Dorëzimi i fëmijës bëhet në kushte shumë të rënda psikologjike të fëmijës dhe në rrugë, ku fëmija tenton të largohet me vrap.

Divorci i dy prindërve kthehet në dramë kur këta të fundit, nuk gjejnë gjuhën e bashkëpunimit për mirërritjen dhe gjendjen emocionale të fëmijëve të tyre. Gjendja rëndohet akoma më shumë, kur strukturat shtetërore që duhet të përballen me trajtimin e këtyre rasteve neglizhojnë në punën e tyre. Përballja me mentalitetin e fortë, ku gruaja dhe fëmijët shikohen si pronë e vështirëson akoma edhe më shumë këtë proces.

Fiks fare solli rastin e një familje nga qarku i Elbasanit, ku katër vajza, më e madhja 24 dhe më e vogla 10 vjeç, prej vitesh vuajnë traumat që ka lënë tek to divorci i prindërve. Në vendimin e parë të gjykatës, për dy motrat e vogla u vendos që të qëndronin me nënën, njëra prej tyre që vuan nga epilepsia qëndroi vetëm pak muaj. Edhe pse ka vështirësi në të folur ajo tregon se pas tre muajsh nëna e nisi për tek babai, por gjatë kësaj periudhe nuk pranonte që t?i kalonte kempin e vajzës. Që atëherë të katërta motrat qëndruan tek i babai. Në vendimin e dytë të gjykatës, babai kërkoi kujdestarinë e vajzave të vogla, pasi pavarësisht vendimit të gjykatës ato qëndronin me të. Gjykata kësaj radhe vendosi që vetëm motra e vogël, do të qëndronte me nënën, por sipas psikologes kalimi nga babai tek nëna do të bëhej për një periudhë 2 vjeçare për shkak të traumave që kish kaluar. Por ky vendim i cili është i qershorit të këtij viti, u kërkua të zbatohej menjëherë nga përmbaruesi, vetëm 2 muaj më vonë, pa marrë parasysh mendimin e psikologes. Pikërisht në këtë moment nisi edhe përplasja më e fortë mes palëve, brenda zyrës së përmbarimit Elbasan.

Në një intervistë për Fiksin, babai i cili sot ndodhet në arrest shtëpie për dhunë ndaj bashkëshortes dhe pengim të veprimeve përmbarimore thotë që tek përmbarimi vajza e tij është marrë me dhunë. Ai tregon se vajza e vogël e thërriste dhe i thoshte babi më merr, pasi nuk donte që të shkonte me nënën. Ai kujton se është përplasur me ish bashkëshorten kur kjo e fundit po dilte me vajzën në shkallë dhe vajza po e thërriste për ndihmë. Më pas i thotë se ka parë vajzat e mëdha të marrin motrën e të ikin me vrap. Në vendngjarje sipas tij kanë ardhur shumë forca policie të cilat më pas e kanë shoqëruar në komisariat ku e kanë njohur edhe me akuzat.

E pranishme gjatë ekzekutimit të vendimi ishte edhe motra e madhe. Ajo thotë se përplasja më e dhunshme ndodhi nëpër shkallë. Kur motra e vogël gjatë gjithë kohës bërtiste për ndihmë, pasi nuk donte të ndahej nga babai dhe të shkonte tek nëna. ?Ne nuk ishim kundër zbatimit të vendimit të gjykatës? shprehet ajo, ?por nuk mund të bëhej në ato kushte edhe me dhunë?. Ajo këmbëngul se përmbaruesi, nuk zbatoi siç duhet vendimin e gjykatës, ndaj edhe situatë degjeneroi në atë mënyrë. Sipas vendimit të gjykatës dhe mendimit të psikologes vajza duhet të kalohej tek nëna brenda një periudhe jo më pak se dy vjet për shkak të traumave të shkaktuara nga kjo situatë.

Fiks Fare u interesua edhe pranë përmbaruesit gjyqësor Elbasan, Albert Cani. Ky i fundit nuk pranoi të japë një intervistë por tha që vajza është dorëzuar në rrugë tek nëna dhe më pas ka ikur me makinën e saj. Ai gjithashtu pretendoi se çdo gjë është bërë brenda rregullave dhe nën prezencën e psikologes. Sipas tij ka patur edhe forca të shumta policie pasi ndaj nënës u ushtrua dhunë nga persona të pa autorizuar për të qenë të pranishëm në ekzekutimin e vendimit.

Sipas një vendimi unifikues të Gjykatës Kushtetuese përmbaruesit duhet t?i përmbahen edhe arsyetimit të vendimit, dhe madje të kërkojnë saktësim të vendimit kur kanë paqartësi. Në këtë rast në arsyetim gjykata nuk ka lënë jashtë mendimin e psikologes ku citohet se vajza duhet të kalojë tek nëna në mënyrë graduale për një periudhë e cila të mos jetë më e shkurtër se dy vjet. Lidhur më këtë pretendim ai thotë se nuk ka psikologe që ta pretendojë një gjë të tillë, ndërkohë që kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë në vendimin e gjykatës të vitit 2020.

Pavarësisht se përmbaruesi thotë se dorëzimi përfundimtar i vajzës nga babai tek nëna është bërë në rrugë, zyra e Përmbarimit Elbasan në përgjigjen me shkrim e hedh poshtë këtë pretendim dhe citon se dorëzimi i fëmijës është bërë në kushte normale,në zyre. Nëna mori fëmijën në krahë dhe zbriti shkallët për t?u larguar,ndërkohë ish bashkëshorti i shkon me nxitim nga pas dhe e kapi rreth qafës, për ta penguar. Në katin e dytë të godinës ndodheshin vajzat e tyre, të cilat e sulmuan nënën. Në këto kushte kanë ndërhyrë punonjësit e policisë. Kur ne kemi dalë jashtë godinës,të shqetësuar dhe interesuar për fëmijën, punonjësit e policisë na kanë informuar se është bashkë me nënën në makinë.
Sipas zyrës së përmbarimit nuk mbahet procesverbal nga psikologia gjatë ekzekutimit. Nëse fëmija do ishte në kushte të rënduara psikologjike do kishte ndërhyrë për mos kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Ndërsa në përgjigjen e saj me shkrim, psikologia pretendon se nuk është mbajtur një procesverbal, pasi ka qenë për të asistuar rastin dhe jo për të bërë një vlerësim.

Për sa i takon ngjarjes psikologia dëshmon se ?në sheshpushimin e katit të tretë që të lidh me shkallët e katit të dytë debitori ju ka shkuar nga pas për të mos e lënë nënën të largohet me vajzën. Pas tij kanë shpejtuar edhe policët, por në atë moment filluam të dëgjojmë zëra që po debatonin. Dhe palët kanë dalë deri në rrugë duke u konfliktuar. Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt?.

?Situata jashtë kontrollit ka dalë jashtë Zyrës së Përmbarimit. Në momentin kur vajza ka dalë me nënën nga zyra nuk ka qenë e ngarkuar nga ana psikologjike dhe emocionale se përndryshe nuk do ishte lejuar nga ana ime? tregon psikologia.
Për sa i takon faktit që fëmija duhet të kalonte brenda dy viteve gradualisht ajo shprehet se për mendimin e saj ky është një konkluzion i nxituar. Ndërsa për vendimin e gjykatës që ka ndarë fëmijët ajo shprehet se (Cili është qëllimi që është bërë ndarja e fëmijëve të mitur, kjo ndarje i shërben të mirës së fëmijëve apo të të rriturve, për më tepër që flasim për një fëmijë me probleme shëndetësore.)

Kjo ishte vetëm një pjesë e historisë së trajtimit të kësaj çështje nga institucionet, nesër në Fiks fare do të sjellim të tjera fakte dhe dëshmi./ tch

Lajmet e fundit nga