LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Stokholmi në Stamboll/ Shqipëria hap 6 zyra të reja aplikimi për dokumente biometrike në Europë

3 Nëntor 2020, 13:41, Sociale CNA
Nga Stokholmi në Stamboll/ Shqipëria hap 6 zyra të reja aplikimi

Shqipëria do të hapë 6 zyra të reja aplikimi në Europë që do të shërbejnë për aplikim për pasaporta biometrike apo karta ID për shqiptarët që jetojnë, punojnë e studiojnë jashtë vendit.

Zyrat e reja do të hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, dhe ambasadave shqiptarë në Vjenë, Paris, Berlin, Stokholm dhe Stamboll.

Ministria e Brendshme paralajmëron se në fund të 2020 do të ketë fluks qytetarësh në zyrat e aplikimit teksa thekson se nga 2021 do të ketë kufizim shërbimesh për ata që nuk kanë një kartë ID të vlefshme.

“Hapen 6 zyra të reja aplikimi për dokumente biometrike, në Europë

Qytetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë apo studiojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për dokumente biometrike edhe në 6 zyra të reja, që do të hapen në Europë, duke i çuar në 14 zyrat e aplikimit në mbarë botën.

Zyrat e reja të aplikimit do të hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, pasi në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID kartave apo pasaportave biometrike.

Në javët e fundit të vitit pritet fluks në zyrat e aplikimit, çka do të rritë radhët në këto zyra. Nga fillimi i vitit 2021 do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një ID kartë të vlefshme.

Në kuadër të lehtësimit të shërbimeve të bëra nga Ministria e Brendshme, qytetarët mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Një tjetër lehtësim është se qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë zyrës, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online, me kuponin e blerë në Postë, pa dashur të plotësojnë sërish formularin e Policisë.

Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe janë mbi moshën 75 vjeç, do ta marrin dokumentin pa afat skadence”, njofton Ministria./CNA.al

Lajmet e fundit nga