LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu sfidon Bashën/ Synojmë 7 mandate! Mund të dalim të vetëm në zgjedhje

3 Nëntor 2020, 15:27, Politikë CNA
Mediu sfidon Bashën/ Synojmë 7 mandate! Mund të dalim të

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka qenë i ftuar sot në Report tv, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se nuk është në pritje të asaj se çfarë do të bëjë aleati i tij kryesor, Lulzim Basha, ndërsa tha se kërkon 7 mandate.

Ai gjithashtu akuzoi se qeveria ka nisur procesin e manipulimit të zgjedhjeve dhe përcarjen e opozitës.

“Ka dy pozicione, unë nuk pres çdo bëj Basha! PR është organizuar politikisht po tenton që qoftë të shikojë që të dalë edhe më vetë, sot të dalësh më vete apo në koalicion kërkohet i njëjti numër votash.

PR ka pasur një historik elektoral dhe ne kërkon krijimin e grupit parlamentar, nga ana tjetër në përgjegjshmërinë tonë ne nuk duam që asnjë votë që nuk kthehet në mandat të shkojë në favor të Ramës, prandaj duhet një organizim për të optimizuar votën e së djathtës.

Nuk pres racionalitet nga Rama, nëse do presim këtë nuk jemi racional vetë. Ka filluar procesi i manipulimit për ta përcarë opozitën. Opozita duhet të përcaktojë kandidaturat, ka një proces që ka nisur nga PD dhe Reforma Zgjedhore, nuk ka asnjë vlerë se ca thotë ‘Venecia’ se kur ka refuzuar Europën,  përballë kësaj duhet një organizim i opozitës, koha që kalon është në disfavorin tonë. Ne kemi rënë dakord që të fillojnë sa më shpejt, me nevojën që ka Shqipëria, ka disa gjëra”, tha Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga