LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor, mbetet në nivele të larta

3 Nëntor 2020, 08:37, Blog CNA
Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor, mbetet në nivele të

Nga Giulia Guerrini ?Emerging Europe?

Pavarësisht nga disa përmirësime vitet e fundit, nivelet e kapjes së shtetit në Ballkanin Perëndimor mbeten ?në nivele të larta të papranueshme?, sipas një raporti të ri nga Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), një koalicion i organizatave anti-korrupsion të shoqërisë civile.
Sikurse zbulon raporti, edhe pse asnjë nga vendet në rajon nuk është pranë kapjes së plotë të shtetit, ato shfaqin dëmtime serioze në kontrollet dhe ekuilibrat demokratikë dhe ekonomikë. Nisma anti-korrupsion e SELDI këtë vit, ka përdorur një metodologji gjithëpërfshirëse për monitorimin dhe ekspozimin e dobësive të kapjes së shtetit në Ballkanin Perëndimor – Diagnostifikimi i Vlerësimit të Kapjes së Shtetit (SCAD).

Të dhënat e SCAD sugjerojnë se sfidat kryesore për vendet në rajon, mbeten mundësuesit e kapjes së shtetit, si kontrolli i mediave, korrupsioni në gjyqësor, mungesa e integritetit të organizatave publike, mungesa e paanësisë, dhe procedurat jo të përshtatshme anti-korrupsion. Nivelet tashmë të qëndrueshme të kapjes së shtetit të pranishme në rajon, janë rritur për shkak të pandemisë së Covid-19. Qeveritë në rajon, e kanë shfrytëzuar situatën emergjente që të frikësojnë mediat e lira, dhe të minojnë lirinë demokratike të shprehjes, ndërsa fuqitë e huaja janë përpjekur t?u imponohen këtyre vendeve duke siguruar mbështetje për qeveritë dhe pajisje mjekësore.

Për pasojë, monitorimi i saktë i kapjes së shtetit, po bëhet gjithnjë e më themelor për Komisionin Evropian, që e pranoi në fillim të këtij viti se ?lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin ekzistojnë në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe nga një ngatërrim i fortë i interesave publike me ato private?.

Monitorimi i kapjes së shtetit, është kështu një tregues i domosdoshëm për një zgjerim të suksesshëm të BE-së në rajon. Raporti i SELDI-t që e adreson këtë çështje, e përshkruan kapjen e shtetit si ?institucionalizim të marrëdhënieve të korruptuara, duke çuar në privatizimin virtual të qeverisjes?.
Mund të jetë më i vështirë zbulimi i atij korrupsioni, pasi në kontrast me këtë të fundit shpesh nuk ka asnjë shenjë të prekshme të sjelljes së keqe kur ndodh kapja e shtetit. Kjo ishte sfida kryesore e hasur nga SELDI kur zbatoi për herë të parë metodologjinë SCAD.

SCAD është metodologjia e parë gjithëpërfshirëse për monitorimin dhe ekspozimin e dobësive të kapjes së shtetit në Ballkanin Perëndimor. Metodologjia e saj përqendrohet kryesisht në kapjen e shtetit të biznesit, si në nivelin kombëtar dhe në atë sektorial. Gjetjet e raportit theksojnë se faktorët kryesorë që qëndrojnë pas niveleve të larta të kapjes së shtetit në Ballkanin Perëndimor janë presionet në monopolizimin dhe mungesa e efektivitetit të ligjeve anti-monopol, sidomos në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Për sa i përket dobësive sektoriale, energjia, farmaceutika dhe telekomunikacioni janë veçanërisht të prirura për nivele të larta të kapjes së shtetit. Sektori energjitik, sidomos ai në lidhje me gazin në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, është shumë i monopolizuar.
Përveç kësaj, mungesa e mbikëqyrjes rregullatore, e pengon ndjeshëm transparencën e sektorit, ndërsa mbështetja e tyre ndaj kompanive ruse i bën aspektet rregullatore edhe më të vështira për t?u zbatuar. Në Serbi, ndërmarrja shtetërore NIS ka monopolin e shfrytëzimit kombëtar të gazit dhe naftës, teksa kompania ruse ?Gazprom? është furnitorja e saj kryesore më shumë për shkak të presioneve politike sesa atyre ekonomike.

Edhe pse asnjë nga vendet nuk është aq pranë kapjes së plotë të shtetit, pra asnjëri prej tyre nuk është një regjim autoritar, SCAD e thotë hapur se kapja e shtetit është një pengesë e rëndësishme për përparimin ekonomik dhe demokratizimin politik të Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket rekomandimeve të politikave për frenimin e fenomenit, Misha Popovikj, kreu i Qendrës së Qeverisjes së Mirë në Institutin Societas Civilis për Demokraci, thotë se përforcimi i pavarësisë dhe efektivitetit të pushtetit gjyqësor është thelbësor.

?Çështja është të fokusohemi tek gjyqësori. Ky sektor së bashku me investimet ndërkombëtare dhe gazetaria e pavarur, është përbërësi i vetëm për të pasur një luftë të qëndrueshme kundër kapjes së shtetit?-thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga