LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi të tmerruar, të shkatërruar”/ Viola Spiro rrëqeth me fjalët për të atin

3 Nëntor 2020, 09:28, Lifestyle CNA
“Jemi të tmerruar, të shkatërruar”/ Viola Spiro

Babai i moderatores Viola Spiro humbi jetën në betejën me Coronavirus. Prej ditësh ai po kurohej në Turqi dhe ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

Rudolf Spiro u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe në familjen e tij.

Vetëm pak orë më parë, moderatorja ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të atit, dhe ka prekur zemrat e të gjithëve me me fjalët rrëqethëse.

?Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur?, shkruan Viola në Instagram./ CNA.al

Lajmet e fundit nga