Connect with Us

Dosja e “mostrës” e Laprakës/ Pasuria e gjyqtares që i dha lirinë pedofilit

Vetingu

Dosja e “mostrës” e Laprakës/ Pasuria e gjyqtares që i dha lirinë pedofilit

Publikuar

-

Gjyqtaja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Shefkie Demiraj, e cila që prej një viti po hetohet nga Vettingu, është përballur edhe më herët me drejtësinë.
Prokuroria e Tiranës, në vitin 2013, nisi hetimet për gjyqtaren Demiraj, pasi n 2008 ajo dënoi me gjobë 90 mijë lekë Ardian Prrenjasin për kryerjen e veprës penale “Heqje e paligjshme lirise” parashikuar nga neni 110/1 te K.Penal, pasi ai kishte mbajtur peng të miturin M. A.

Prrenjasi njihet ndryshe si “mostra i Laprakës”.

Në vendimin e saj gjyqtarja pretendonte dënimi ishte i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45 vjeçarit dhe nuk ishte i nevojshmë izolimi i tij nga shoqëria.
Pasi ky kishte pranuar krimin, kishte përfituar 1/3 uljen e dënimit duke e çuar dënimin me gjobë në 60 mijë lekë. Por 5 vite më vonë, pasi gjyqtarja Demiraj e rehabilitoi, Ardian Prrenjasi u arrestuar për vrasjen 11 vjeçarit Julian Çela.

Ndërkohë që ishte në liri Prrenjasi rrëmbeu dhe një fëmijë tjetër, dhe në 2004, siç u raportua ne media, i njëjti ka rrëmbyer edhe dy fëmijë të tjerë në Librazhd.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimet ndaj gjyqtares Demiraj, pasi në 2013 të gjithë institucionet u çuan në këmbë, ndërsa ende sot e kësaj dite nuk dihet fati i Julian Çelës.
Ashtu për të gjitha subjektet e rivlerësimit, para se të dalin në Vetting, CNA.al. ka hedhur dritë edhe me mbi pasurinë e gjyqtares Shefkie Demiraj.
Kjo e fundit deklaron disa patundshmëri, duke nisur që në vitin 2003 me një shtëpi banimi me vlerë 30 milion lekë, në 2004 tokë, 400 m2, me vlerë 1 500 000 lekë, në viti 2012 deklaron shtëpi banimi 3 kat, 15 000 000 lekë i regjistruar në hipotekë, ndërsa në vitin 2013, deklaron një godinë banimi me 4 kate dhe truall 461.5 m2 e ndërtuar në vitet 1998-2012 me vlerë 67 766 719 lekë.
Po të njëjtin vit, gjyqtarja deklaron të ardhura nga kompesimi i një parcele toke me sipërfaqe 248.5 m2 në emër të bashkëshortit, me vlerë 4 755 648 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.
Viti 2003
Shtëpi banimi, 30 milion lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tropojë, 6,5 milion lekë.
Viti 2004
Tokë, 400 m2, me vlerë 1 500 000 lekë.
Shtëpi banimi me sip 180 m2.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tropojë, 782 256 lekë.

Viti 2005
Të ardhura nga paga 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tropojë, 918 773 lekë.

Viti 2006
Gjendje 200 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 780 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 873 108 lekë.
Gjendje 300 000 lekë.

Viti 2008
Gjendje cash 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 814 829 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në OSSH, 1 685 502 lekë.

Viti 2009
Gjendje cash 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 068 983 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në OSSH, drejtor i mbikqyrjes i lojërave të fatit pran MF dhe këshilltar në njësinë bashkiake numër 2 Tiranë, 954 000 lekë.

Viti 2010
Gjendje cash 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 037 136 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si drejtor i mbikqyrjes i lojërave të fatit pran MF dhe këshilltar në njësinë bashkiake numër 2 Tiranë, 1 270 000 lekë.

Viti 2011
Gjendje cash 1 603 634 lekë.
Blerë Benz me vlerë 950 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 071 855 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si drejtor i mbikqyrjes i lojërave të fatit pranë MF, Kryeadministrator pranë agjencisë së administrimit të pasurisë së konfiskuar dhe këshilltar në njësinë bashkiake numër 2 Tiranë, 1 481 779 lekë.

Viti 2012
Gjendje cash 1 700 000 lekë.
Shtëpi banimi 3 kat, 15 000 000 lekë i regjistruar në hipotekë. Në njërin kat banojnë nëna dhe kunati i subjektit deklarues.
Shitur Benzi, nuk e thotë vlerën.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 035 625 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si kryeadministrator I AAPSK-së, 552 006 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si kryetra I ATRAKO-s në Ministrinë e Ekonomisë, 705 882 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si këshilltar në njësinë bashkiake numër 2, Tiranë, 124 200 lekë.
Të ardhura nga puna e djalit në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, 450 940 lekë.

LEXO EDHE:  Amnistia për të dënuarit/ 22 gra pritet të fitojnë lirinë

Viti 2013
Gjendje cash 500 000 lekë.
Godinë banimi me 4 kate dhe truall 461.5 m2 e ndërtuar në vitet 1998-2012 me vlerë 67 766 719 lekë.
Të ardhura nga kompesimi i një parcele toke me sip 248.5 m2 në emër të bashkëshortit, 4 755 648 lekë.
Të ardhura nga Qeveria për shpenzime spitalore për djalin, 3 292 951 lekë.
Të ardhura nga donator për kurimin e djalit, 70 000 euro.
Donacione 15 000 euro.
Depozitë, 7 000 000 lekë.
Depozitë me donacione, 25 000 euro.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si kryetra I ATRAKO-s në Ministrinë e Ekonomisë, 498 598 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në AKM, Bashkia Tiranë, 757 469 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si këshilltar në njësinë bashkiake numër 2, Tiranë, 124 200 lekë.

Viti 2014
Shitur autovetura Benz e bashkëshortit, 450 000 lekë.
Blerë Benz nga bashkëshorti, 900 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 443 210 lekë.
Gjendje cash, 1 000 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 13 228 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 327 576 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në AKM, Bashkia Tiranë, 1 217 505 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si këshilltar në njësinë bashkiake numër 2, Tiranë, 124 200 lekë.
Të ardhura nga KEMPI I djalit, 177 432 lekë.
Të ardhura nga njësia bashkiake, numër 2 Tiranë, për djalin, 9 900 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare 225 510 lekë.

Viti 2015
Gjendje në llogari të djalit, 104 100 lekë.
Gjendje cash, 300 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 9 289 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 80 249 lekë.
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 12 371 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 319 745 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në AKM, Bashkia Tiranë, 63 450 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si këshilltar në njësinë bashkiake numër 2, Tiranë, 63 450 lekë.
Të ardhura nga KEMPI I djalit, 177 432 lekë.
Të ardhura nga njësia bashkiake, numër 2 Tiranë, për djalin, 9 900 lekë.

Viti 2016
Gjendje në llogarinë e djalit, 100 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 3 811 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 19 761 lekë.
Kursime 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 324 643 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, si avokat 304 126 lekë.
Të ardhura nga KEMPI I djalit, 177 400 lekë.
Të ardhura nga njësia bashkiake, numër 2 Tiranë, për djalin, 39 600 lekë.

Viti 2017
Gjendje në llogarinë e djalit, 90 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 9 021 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 17 700 lekë.
Gjendje cash 800 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 153 436 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 340 459 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, si avokat 335 784 lekë.
Të ardhura nga KEMPI I djalit, 187 536 lekë.
Të ardhura nga njësia bashkiake, numër 2 Tiranë, për djalin, 39 600 lekë.

Viti 2018
Gjendje në llogarinë e djalit, 87 600 lekë.
Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 20 245 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 15 300 lekë.
Gjendje cash 800 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e bashkëshortit, 78 350 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 442 868 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortit, si avokat 780 076 lekë.
Të ardhura nga KEMPI I djalit, 194 996 lekë.
Të ardhura nga njësia bashkiake, numër 2 Tiranë, për djalin, 39 600 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Publikuar

-

Nga

La të lirë trafikantët e drogës/ Pasuria e gjyqtarit që u “kryqëzua” nga Apeli

Arben Dosti, i cili prej më shumë se një viti, ndodhet nën hetim nga Vettingu, e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor, në vitin 2013, në Tiranë, për t’u transferuar më pas në Gjirokastër.

Dosti është gjyqtari që në vitin 2017, la në burg, dy oficerët e Policisë Kufitare të Kakavijës, si dhe një i tretë. Dy punonjësit e Policisë Kufitare, ishin nën mbikqyrjen e SHÇBA prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Po në vitin 2017, Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd një vendim gjyqësor të marrë nga gjyqtari Arben Dosti.
Me 20 qershor 2017, gjyqtari i Gjykatës së Faktit Arben Dosti ndaj 2 trafikantëve të 58 kg marijuanë të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër dha vendimin arrest në shtëpi.

Sa i përket pasurisë, gjyqtari Arben Dosti, të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Ai deklaron një apartament banimi, të privatizuar në vitin 1992 me vlerë 5 000 000 lekë një autoveturë tip Benz Mercedez me vlerë 800 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron të ardhura në emër të tij dhe bashkëshortes, përfituar nga puna si emigrant, si sipërmarrës dhe nga avokatia, në shumat 100 000 euro dhe 50 000 euro.

Në vitin 2017, gjyqtari e ka shtuar patundshmërinë, me blerjen e një trualli, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arben Dosti.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Ap banimi, privatizuar në vitin 1992, me vlerë 5 000 000 lekë.
Autoveturë Benz Mercedez, me vlerë 800 000 lekë.
Depozitë bankare me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 100 000 euro.
Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 50 000 euro. Depozitë bankare të bashkëshortes, me të ardhura nga puna si emigrant, sipërmarrës dhe nga avokatia, me vlerë 49 800 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 212 209 lekë.
Të ardhura nga interest e depozitës bankare, 494 euro dhe 421 66 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 62 000 lekë.

LEXO EDHE:  Gjylameti “hap zemrën”/ Flet për debatet dhe kritikat brenda PS

LEXO EDHE:  Sot 105 vite pa Çerçiz Topullin/ Si ia kushtoi jetën lirisë së Shqipërisë

Viti 2014
Dhënë hua dy shtetasve, 100 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 293 873 lekë.
Të ardhura nga depozita, 450 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë, 380 931 lekë.
Të ardhura nga depozita bankare e bashkëshortes, 550 euro.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 127 410 lekë. Pa shlyer 749 793 41 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortes. Shlyer 19 666 lekë. Pa shlyer 60 310 lekë.
Overdraft, 130 000 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe Gjirokastër, 1 293 873 lekë.
Kthyer huaja, bashkëshortes në vlerë 50 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga puna në bankë dhe Ministria e Drejtësisë 989 872 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 070 697 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga SHKBB, Ministria e Drejtësisë 648 960 lekë.

Viti 2017
Blerë truall, në Tiranë me vlerë 65 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 147 811 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare, 3 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 341 753 lekë.

Viti 2018
Blerë automjeti, 260 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 162 416 lekë.
Bashkëshortja ka tërhequr nga llogari bankare për nevoja familjare dhe blerje automjeti,7 000 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia e Gjirokastrës, 455 154 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si presidente e shoqatës “Çajka”, 118 108 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“KPK mbylli sytë për gjyqtaren e Apelit”/ Kritikat e gjyqtarit në prag Vettingu

Publikuar

-

Nga

Dha dorëheqjen para përballjes me vettingun/ KPK nxjerr për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Durrësit

Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i administratorit të UET-së, pjesë e dosjes “Mezhgorani”, ku ishte i përfshirë edhe pronari i UET, Henri Çili.

Gjyqtari Vehbi ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest shtëpie”, për Betim Shkupin, administratorin e UET, në Mars të vitit 2020. Kujtojmë se gjykimi i administratorit të UET, u nda nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”, pasi  gjyqtari i i çështjes, Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin dhe kishte konflikt interesi.

Gjyqtari Pëllumb Vehbi nuk është i lakuar në aspektin profesional, të paktën negativisht. Por, në media, si Infront.org, ai është përmendur për kritika lëshuar ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas të njëjtës media, duke iu referuar gjyqtares së Gjirokastrës, I. Brahimi, e cila e ka kaluar procesin e Vettingut, gjyqtari Pëllumb Vehbi, ka shenjëstruar KPK.

Ai pretendon se gjyqtarja e Apelit Brahimi ka liruar një shtetas, për të cilin kishte prova se ishte fajtor në një aksident dhe për më tepër KPK, ka mbyllur sytë para këtij vendimi. Sa i përket pasurisë të ardhura të gjyqtarit burojnë nga toka bujqësore, bletaria dhe sigurisht nga paga e tij.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Pëllumb Vehbi.
Viti 2003
Letra me vlerë përreth 0,9 milion lekë.
Shtëpi banimi, trashëgimi.

Viti 2004
Banesë.
Volsvagen, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 846 024 lekë.
Punë sezonale, 1 000 000 lekë.
Viti 2005
Godinë e vjetër rreth 100 m2.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 830 292 lekë.
Orë shtesë, 80 292 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga interest bankare, 84 730 leke.
Të ardhura nga bletë rritja, 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 820 816 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 450 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit 50 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 837 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Automjet Benz, rreth 500 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, 605 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 200 000 lekë.
Depozitë bankare e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 600 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga përkthime, reklamime, rreth 100 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 150 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 009 282 lekë.
Autoveturë Fiat Punto e djalit, 350 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Ministrinë e Ekonomisë 619 848 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 230 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 913 959 lekë.
Shpërblim, 10 000 lekë.
Orë shtesë, 66 822 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve,649 088 lekë.
Prëfitime të djalit për udhëtime jashtë shtetit, 18 720 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 102 000 lekë.

Viti 2011
Kursime, të djalit, 200 000 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 663 171 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 200 000 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 940 679 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.

LEXO EDHE:  Rama u tregon “dhëmbët” gjyqtarëve dhe prokurorëve/ “Po iu shembet pallati i drejtësisë”

LEXO EDHE:  Rama u tregon “dhëmbët” gjyqtarëve dhe prokurorëve/ “Po iu shembet pallati i drejtësisë”

Viti 2012
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 250 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 965 145 lekë.
Puna jashtë orarit, 125 593 lekë.
Shpërblimi, 10 000 lekë.
Autoveturë Ford Fokus, deklaruar nga djali me vlerë, 285 212 lekë.
Të ardhura të djalit nga paga, në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, 662 964 lekë.
Të ardhura të djalit nga puna part time, për riparim kompjuterësh, 180 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 014 400 lekë.
Të ardhura nga koha shtesë, 178 185 lekë.
Depozita bankare me vlerë, 11 46 euro dhe 382 874 47 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 180 000 lekë.
Kursime 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 685 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 660 000 lekë.
Blerje me kredi pajisje kompjuterike nga djali.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 201 694 lekë.
Puna jashtë orarit, 227 650 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 250 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 450 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 702 131 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 208 968 lekë.
Puna jashtë orarit, 186 961 lekë.
Gjendje kesh, terhequr, 500 000 lekë.
Nga 2.7 ha kullotë në 2.7 ha, tokë arë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime 250 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 836 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 689 907 lekë.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 209 278 lekë.
Puna jashtë orarit, 278 410 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 100 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 759 238 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 945 463 lekë.
Të ardhura të djalit nga prezenca në komision vlerësimi për kurikulat mësimore ASPA, 210 euro.
Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 242 375 lekë.
Puna jashtë orarit, 234 154 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 180 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 250 000 lekë.
Djali ka shitur autoveturën 6 000 euro.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 975 437 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 820 144 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër, 1 225 895 lekë.
Puna jashtë orarit, 198 575 lekë.
Të ardhura nga bletë rritja, rreth 120 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, 150 000 lekë.
Kursime, 120 000 lekë.
Likuiditet jashtë sistemit bankar të djalit, 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, 722 088 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes së djalit, 694 193 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Hoqi bllokimin e ushqimeve të skaduara/ Skandali i gjyqtarit të Administratives në Vetting

Publikuar

-

Nga

Problem me pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” një tjetër gjyqtari

Prej më shumë se një viti, gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gjirokastër, Elidon Papazisi është nën hetim nga Vettingu.

Para se t’u nënshtrohej hetimeve Vetting, Papazisi, është denoncuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, për shkelje të ligjit. Me 26 Gusht 2019, Braçe, me anë të një letre i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të hetuar veprimtarinë e tre gjyqtarëve, një prej të cilëve ishte Papazisi, që sipas tij kanë dhënë vendime në shkelje me ligjin kundër operacionit anti-informalitet.

Sipas Braçes, gjyqtari i Gjykatës Administrative në Gjirokastër, Elidon Papazisi, i hoqi bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit një sasie 7636 kg ushqime të skaduara, të bllokuara në një biznes në Sarandë. Megjithatë AKU bëri edhe një ribllokim të kësaj sasie ushqimesh pasi vendimi i gjyqtarit ishte me shkelje.

Më tej Braçe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve të hetojnë me kujdes veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve.
Sa i përket pasurisë, gjyqtari Elidon Papazisi, burim të ardhurash ka vetëm pagën e tij.

Ai deklaron dhe disa kredim si për blerje, telefoni, laptopi, televizori makine. Dhe shumë shpejt e ka parë duke blerë e shitur makina, të paktën nga viti 2014 e tutje.

Për më tepër po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Elidon Papazisi, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2005
Makinë Renault me vlerë 250 000 lekë.
Të ardhura nga bursa në Shkollën e Magjistraturës, 348 750 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Kurbin, 192 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Kurbin, 794 421 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 145 819 lekë.
Detyrim qiraje, 15 000 lekë në muaj.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 813 292 lekë.
Kontratë qiraje, 75 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 791 575 lekë.
Detyrim qiraje, 15 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 1 059 818 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 754 122 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 45 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 61 256 lekë.
Pension 21 000 lekë.
Depozitë bankare e Margarita Papazisit, 865 683 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit 1 022 153 lekë me interesa 61 256 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 826 139 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 79 579 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 460 000 lekë dhe 600 000 lekë.
Pension 250 800 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 600 000 lekë.

LEXO EDHE:  Rama u tregon “dhëmbët” gjyqtarëve dhe prokurorëve/ “Po iu shembet pallati i drejtësisë”

LEXO EDHE:  Amnistia për të dënuarit/ 22 gra pritet të fitojnë lirinë

Viti 2012
Blerë makinë me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, 821 460 lekë.
Kredi për blerjen e një laptopi 95 000 lekë. Pa shlyer 57 000 lekë.
Kredi për një telefon. Pa shlyer 20 000 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 270 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 40 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 90 000 lekë.
Pension 276 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë, Durrës dhe Gjirokastër, 919 584 lekë.
Kredi për blerje TV, 102 900 lekë. Pa shlyer 97 830 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë.
Të ardhura nga interesat e Margarita Papazisit, 60 000 lekë dhe 60 000 lekë.
Pension 23 000 lekë.
Të ardhura të Harillaq Paparizit, në një kompani private, 23 000 lekë.
Depozitë bankare e Harillaq Paparizit me interesa 60 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Gjirokastër, 1 058 008 lekë.
Blerë makinë 5 000 euro.
Shitur makinë 4 000 euro.
Kredi për blerje TV, 102 900 lekë. Pa shlyer 31 198 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë. Pa shlyer 765 669 lekë.

Viti 2015
Shitur makina 6 000 euro.
Blerje makine, 10 000 euro.
Blerje makine, 160 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Sarandë dhe Gjirokastër, 1 081 889 lekë.
Kredi për blerje makine, 821 600 lekë. Shlyer.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 1 066 621 lekë.

Viti 2016
Shitje e makinës 980 000 lekë.
Shitje e makinës 2 000 euro.
Blerë makina 3 360 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Gjirokastër, 1 105 487 lekë.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 870 829 lekë.

Viti 2017
Blerë makinë, 360 000 lekë.
Shitur makinë, 5 000 euro.
Blerë makinë 120 000 lekë.
Shitur makinë 160 000 lekë.
Blerë makinë 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Administrative, Gjirokastër, 1 118 738 lekë.
Kredi për mbylljen e kredisë për blerje makine 1 200 000 lekë. Pa shlyer 710 674 lekë.
Kredi 408 000 lekë. Pa shlyer 391 866 lekë.
Kredi 1 430 000 lekë. Pa shlyer 1 419 851 lekë.

Viti 2018
Shitur makina 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Administrative, Gjirokastër, 1 148 244 lekë.
Kredi 1 430 000 lekë. Pa shlyer 1 280 170 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE