LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Trump do fitojë, pasi ka planin më të mirë për ri-ngritjen e ekonomisë pas pandemisë

3 Nëntor 2020, 07:46, Blog CNA
Donald Trump do fitojë, pasi ka planin më të mirë për

Nga Scott Walker ?Fox News?

Kë dëshironi në krye të ekonomisë amerikane? Së shpejti do të ketë një vaksinë kundër Covid-19. Çështja është vetëm nëse do të dalë brenda këtij viti apo në muajt të parë të vitit 2021. Sido që të jetë, një vit nga tani pandemia globale nuk do të jetë më një problem madhor. Me këtë në mendje, pyetja e vërtetë është kush ka planin më të mirë dhe rekordin më të mirë për ta bërë Amerikën të funksionojë sërish? Donald Trump fiton me një diferencë të thellë në këtë aspekt. Rikthimi i Madh i Amerikës është diçka reale nën presidentin Donald Trump. Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, ekonomia amerikane u rrit me ritmin më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë në 3-mujorin e tretë të këtij viti. Dhe si zakonisht, ishte më e lartë nga sa kishin parashikuar ekonomistët, gjë që dikton një trend edhe më pozitiv për të ardhmen. Presidenti Trump di se si t?i rikthejë njerëzit në punë.

Para shfaqjes së koronavirusit, Amerika kishte regjistruar nivelin më të ulët të papunësisë në 50 vitet e fundit. Shkalla e papunësisë për afro-amerikanët, hispanikët, aziatiko-amerikanët, personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët ishte më e ulëta e regjistruar ndonjëherë sipas kategorive.
Dhe punësimi i grave në këtë periudhe e tejkaloi atë të burrave. Nën presidentin Trump, të ardhurat mesatare në familjet amerikane arritën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë: 65.000 dollarë në vit. Politikat e presidentit kanë rritur me pothuajse 6.000 dollarë të ardhurat reale për familje.
Administrata Trump eliminoi rregulloret e kushtueshme dhe të panevojshme për bizneset e vogla dhe punëdhënësit e tjerë. Kjo masë parashikohet të rrisë me 3100 dollarë në vit të ardhurat e familjeve. Për më tepër, promovimi i kërkimit dhe prodhimit të energjisë nga burime si nafta e shistit argjilor, pritet t?u kursejë familjeve amerikane mesatarisht nga 2.500 dollarë në kostot vjetore të karburantit.

Dhe këto janë para të vërteta. Para pandemisë globale, gati gjysmë milioni vende pune në prodhim u krijuan nën presidentin Trump. Pagat për punëtorët e jakave blu po rriteshin më shpejt se ato të punëtorëve të jakëbardhëve. Në të kundërt, nën presidentin Barak Obama dhe zëvendëspresidentin Xho Bajden, vendi ynë kishte një nga rimëkëmbjet më të dobëta ekonomike që nga Depresioni i Madh. Gati 200.000 vende pune u humbën në industritë prodhuese gjatë 8 viteve të tyre në detyrë. Dhe një analizë e botuar nga Instituti Huver i Universitetit të Stenfordit, zbulon se do të ketë 4.9 milionë më pak vende pune sipas planit të Xho Bajdenit, sesa sipas planit të Donald Trumpit.

Trump firmosi një nga uljet më të mëdha të taksave në historinë e Amerikës. Shumica dërrmuese e njerëzve të zellshëm në vendin tonë përfituan nga kjo ulje taksash. Miliona punëtorë kanë pësuar ngritje rroge, shpërblime apo kontribute të rritura në sistemin e pensioneve.
Ndërkohë, Xho Bajden dëshiron të shfuqizojë uljen e taksave. Ai e ka thënë këtë gjëra pushim gjatë fushatës. Nuk mund të shfuqizosh uljet e taksave, dhe pastaj vetëm të taksosh njerëzit që fitojnë më shumë se 400.000 dollarë në vit.

Ky hap do të bënte që shumica e punëtorëve në Amerikë, të përjetojnë një rritje të taksave sipas planit të Bajdenit. Por rritja e taksave nuk është përgjigja e duhur që kërkon rimëkëmbja e vendit pas pandemisë. Bajden po propozon të rrisë taksat me gati 4 trilion dollarë.
Kjo do të ishte rrija më e madhja në historinë e SHBA-së, dhe do ishte 4 herë më e madhe se sa rritja e propozuar në vitin 2016 nga kandidatja Hilari Klinton. Taksat e tij më të larta për punëdhënësit, do ta bënin më të vështirë për bizneset amerikane qëtë konkurronin me kompanitë e huaja.
Kjo gjë kjo ka të ngjarë të shtojë eksportin e vendeve të punës nga SHBA në vende të tjera. Donald Trump dëshiron të shfuqizojë pjesën tjetër të ObamaCare, dhe ta zëvendësojë atë me një sistem që çon në kosto më të ulëta të kujdesit shëndetësor dhe në një trajtim më të mirë.

Përkundrazi, Xhon Bajden dëshiron të zgjerojë ObamaCare.

Kjo do t?i hapte rrugën drejtimit të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor nga qeveria federale, dhe ky do të ishte një dështim i madh. Kjo nuk është lloji i Amerikës në të cilën dua të jetoj. Uashingtoni është plot me politikanë që thonë gjërat e duhura, por nuk merakosen shumë mbi fatin e taksapaguesve të zellshëm. Donald Trump është një njeri i premtimeve të mbajtura. Ai ndihmoi që amerikanët të rikthehen në punë dhe ai do ta bëjë sërish këtë gjë, nëse i jepet mundësia e një mandati të dytë./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga