LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtimet që shkakton mbajtja e maskës/ Dermatologia jep disa këshilla si të mbroni lëkurën

3 Nëntor 2020, 10:26, Lifestyle CNA
Dëmtimet që shkakton mbajtja e maskës/ Dermatologia jep disa

Prej disa kohësh, mbajtaj em askës në ambientete hapura dhe të mbyllura është bërë e detyrueshme.

Mirëpo përdorimi për një kohë të gjatë i maskës mund të shkaktojë probleme të ndryshme në fytyrë. E ftuar mëngjesin e sotëm në ?Abc-ja e mëngjesit? ishte dermatologia Elna Çano, e cila ndau disa këshilla për të shamngur irritimin e lëkurës, si dhe parandalimin e shfaqjes së akneve në lëkurë.

?Përdorimi i zgjatur e dëmton lëkurën dhe përveç kësaj e dëmton kur përdoren pa kushtet e përshtatshme higjienike. Së pari duhet thënë që larja e duarve dhe fytyrës para se të vendosim maskën për të hequr papastëritë që kemi dhe vendosja e saj në kushte higjienike. Kur të hiqet të pastrohen duart dhe fytyra gjithashtu.Dëmtimet në lëkurë ndodhin nga përdorimi i shtuar i maskës. Një maskë e papastër mund të çojë në infeksione në zona të dëmtuara të lëkurës. Një problem tjetër janë dhe aknet që shfaqet qoftë për herë të parë ose acarimi i një akni ekzistent. Kjo ndodh sepse mosajrosja e kësaj zone rrit yndyrën në këtë pjesë të fytyrës dhe bllokon poret.?, tha ajo.

Gjithashtu, dermatologia u ndal dhe tek përdorimi i make up-it, nëse duhet përdorur kur vendosim një maskë apo jo.

?Normalisht përdorimi i make up-it nuk është i përshtatshëm si nga ana higjienike, por dhe vetë vënia e një maske mbi një make up do të bëjë që të bëhet pis. Së dyti nga përdorimi i maskës dhe mbajtja e saj për shumë kohë, mos ajrosja dhe bllokimi që iu bën maska poreve do të favorizojë problemet që thamë më sipër duke zhvilluar më shumë aknet”./CNA.al

Lajmet e fundit nga