Connect with Us

Covid “mbërthen” gjykatën e Durrësit/ Gjyqtarë e prokurorë rezultojnë pozitivë

Sociale

Covid “mbërthen” gjykatën e Durrësit/ Gjyqtarë e prokurorë rezultojnë pozitivë

Publikuar

-

Bilanc shqetësues në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, më shumë se 500 të infektuar në 24 orë

Gjykata e Durrësit është “mbërthyer” nga Covid-19.

Mesohet se një gjyqtare, një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore janë konfirmuar pozitivë.

Tashmë priten rezultatet e analizave për pjesën tjetër të administratës. Ndërkohë ambientet e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit Durrës Durrës janë dezinfektuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përgjysmimi i dozave dhe vonesat/ BE pritet të kërkojë sqarime nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Përgjysmimi i dozave dhe vonesat/ BE pritet të kërkojë sqarime nga Pfizer

Bashkimi Evropian do të kërkojë sqarime nga Pfizer rreth vonesave në shpërndarjen e vaksinave për Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer gjatë një konferencë për shtypin të premten.

Mamer theksoi se Komisioni është vazhdimisht në kontakt me prodhuesit dhe se janë të vetëdijshëm për zhvillimet e fundit. Javën e kaluar Pfizer tha se dërgesat nga struktura e saj e vaksinave në Puurs, Belgjikë, do të zvogëloheshin përkohësisht ndërsa prodhohen 2 miliardë dozash të vaksinës.

Eric Mamer shpjegoi se dërgesat janë të organizuara posaçërisht midis Shteteve Anëtare dhe kompanive, ndërsa Komisioni mbështet marrëdhëniet midis të dyve.

“Sigurisht që ne do të vazhdojmë kontaktet tona me BioNTech / Pfizer për të siguruar që gjithmonë të kemi informacionin më të fundit dhe të shohim cilat janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren bazuar në këtë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Covid-19 i mori jetën/ Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi

LEXO EDHE:  Marku-Prokurorëve: Hetoni korrupsionin

Kujtojmë se Italia njoftoi të mërkurën se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër ndërmarrjes farmaceutike Pfizer lidhur me vonesat e vaksinave Covid-19.

“Për fat të keq këtë javë kemi marrë 29% më pak doza vaksinash nga Pfizer dhe na është thënë që do të marrim 20% më pak javën e ardhshme,” tha të enjten komisioneri i jashtëzakonshëm i vendit për koronavirusin Domenico Arcuri gjatë një konference shtypi”, shtoi Arcuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Publikuar

-

Nga

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Banka Credins gjithmonë ka patur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet
strategjike për të qënë vazhdimisht në ndihmë të komunitetit, shtresave në nevojë, Institucioneve etj.

Sot ishim në Elbasan, ku stafi i degës tonë, ju bashkua këtij institucioni duke dhuruar pajisje kompjuterike dhe shumë mjete të tjera të nevojshme pune për arredimin e zyrave duke mbështetur aktivitetin dhe funksionimin ditor të kësaj organizate të rëndësishme, në shenjë respekti dhe solidariteti për të gjithë punën e palodhur që kryejnë në këtë qytet.

Banka Credins përgjatë 2020, ndërmori mbi 60 nisma në përmbushje të objektivave për një përgjegjësi korporative të qëndrueshme. Edhe pse viti 2020 ishte një nga vitet më të vështirë, vazhduam pa ndërprerje të ishim pranë atyre që kishin më shumë nevojë, duke dhuruar ndihma dhe pajisje mjekësore në shumë institucione dhe qëndra spitalore në vend.

Mbështetëm artin dhe artistët shqiptarë në këtë vit të vështirë si për prodhimin e librave të artistëve shqiptarë apo duke hapur ekspozitë pikture pranë ambjenteve të bankës. Zbukuruam ballkonet e Tiranës, mbollëm pemë anembanë vendit dhe ndërtuam stacione biçikletash për një ambient më të pastër.

LEXO EDHE:  “Vaksina nuk krijon imunitet të përhershëm”/ Mjekja shqiptare në Gjermani tregon për sa kohë nuk riinfektohesh

LEXO EDHE:  Covid-19 i mori jetën/ Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi

Mbështetëm teknologjinë dhe inovacionin duke motivuar të rinjtë e talentuar si dhe bizneset startup. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe përgjatë 2021, me shumë më tepër iniciativa dhe së shpejti startojmë dhe një fushatë dhurimi ushqimesh për familjet në nevojë në të gjithë Shqiperinë, në kuadër të reduktimit të varfërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën

Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare.

Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi është shpikje”/ Protesta masive në Itali, nuk respektohet distancimi social

LEXO EDHE:  Covid-19 i mori jetën/ Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi

Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur”, shprehet Adiola Bami./CNA.al

LEXO TE PLOTE