Connect with Us

“Aferë kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme”/ Nga akuzat tek pasuria e prokurorit nën hetim

Vetingu

“Aferë kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme”/ Nga akuzat tek pasuria e prokurorit nën hetim

Publikuar

-

Pas rreth një viti, që ka marrë në duar Prokurorinë e Përgjithshme, Olsian Çela, për herë të parë ka dalë me një veprim konkret, ndryshe sa jemi mësuar ta shohim rëndom duke dhënë leksione në teori.

Javën që shkoi Çela e mbylli me një kërkesë, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, në lidhje me nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Sipas Çelës, këtë hap e ndërmori pas informacioneve të ardhura nga shefi i Kokonës se ishinkonstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit në fjalë.
Të hënën një reagim ka ardhur edhe nga prokurori Kokona i cili ka lëshuar akuza të forta duke folur për afera kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas tij Olsian Çela e ka firmosur kërkesën drejtuar ILD pa e lexuar.

“E gjitha është aferë kriminale e Prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme që ka përgatitur materialin dhe Venusit’ të Sigurimit të Shtetit dhe aktualisht anëtari i KLP-së. Ndërsa ILD pritet të zhvillojë hetimet për Kokonën, ky i fundit është vënë në hetim nga Vettingu, që në Qershor të këtij viti.

Në kuadër të Vettingut, CNA.al zbardhi pasurinë e prokurorit Kokona, që nga koha kur ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Apelit, Tiranë dhe në Prokurorinë e Pogradecit, ku ndodhet edhe aktualisht.

Burime e të ardhurave rezultojnë që i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes notere.

Si patudnshmëeri ai deklaron dy apartamente, njërin me sipërfaqe 90 m2 dhe me vlerë 1.5 milion lekë dhe një tjetër të blerë në vitin 2009 me vlerë 85 000 euro. Porkurori Kokona nuk e sqaron burimin e parave që ka blerë apartamentin. Më vonë deklaron se njërin prej apartamenteve e ka dhënë me qira.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Shkëlqim Kokoka sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
Ap 3+1, 90 m2, me vlerë 1.5 milion lekë. Blerë me të ardhurat e bashkëshortes nga puna si notere.
Gjendje 35 000 dollarë.
Gjendje 1.5 milion lekë.
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues si prokuror, 1.53 milion lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1.2 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues si prokuror, 1 561 808 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Tërmetet në Greqi rrezik për Shqipërinë?/ Flet sizmiologu Koçi: Zona e aktivizuar…

Viti 2005
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2006
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues në Prokurorinë e Përgjithshme 1 574 230 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1 200 000 lekë.

Viti 2007
Automjet Ford Fiesta me vlerë 4 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 642 375 lekë.

Viti 2008
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 040 206 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 96 000 lekë.

Viti 2009
Kontratë sipërmarrjeje për ap, 2+1 me vlerë 85 000 euro.
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 276 153 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 593 302 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga pun a e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 412 099 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 636 735 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1 200 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 693 070 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap të dytë 30 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Apelit, Tiranë 1 845 468 lekë.

Viti 2015
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Pogradecit 1 376 971 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 2 000 000 lekë.

Viti 2016
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Pogradecit 1 326 153 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1 005 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Pogradecit 1 521 395 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 1 054 993 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga trashëgimia e babait, 21 285 euro dhe 3 632 972 lekë.

Viti 2018
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Pogradecit 1 729 647 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna si notere, 922 733 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Fshehu pasurinë/ Shkarkohet gjyqtarja Manjola Bejleri

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Gjyqtarja e Tiranës, Manjola Bejleri është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjyqësore e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin e kanë nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, pasi janë konstatuar probleme me pasurinë.

Sipas KPK, Bejleri kishte mungesë burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive.

KPK konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.

Më tej nga KPK ka hedhur dyshime se Bejleri ka fshehur një automjet në emër të vëllait të saj.

Si shpëtoi në vitin 2009 gjyqtarja Bejleri?

Kujtojmë se në vitin 2009, gjyqtarja Bejleri shpëtoi pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kreshnik Spahiu, në kohën që ka qenë zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra me datë 16 janar të vitit 2008, nëpërmjet një relacioni dhe dokumenteve përkatëse, i kërkon Ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Enkelejd Alibeaj që të nisë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Manjola Bejleri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës.

Sipas Spahiut ishte konstatuar se Manjola Bejleri kishte zvarritur një çështje gjyqësore.

“Bazuar në Ligjin Nr. 8811, date 17. 05. 2001, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, neni 16, pika 1, germa ‘c’, po ju dërgojmë relacionin dhe dokumentacionin përkatës, për t’u vlerësuar për procedimin disiplinor të gjyqtares Manjola Bejleri, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhej në relacionin e nënshkruar nga zëvendëskryetari i KLD-ës në atë kohë, Kreshnik Spahiu.

Në atë kohë mediat raportuan se bazë të propozimit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), se Ministri i Drejtësisë që ishte Enkelejd Alibeaj, i ka propozuar KLD-ës për shqyrtimin dhe vendosjen e masës së mundshme disiplinore ndaj Manjola Bejlerit.



Ky veprim i Ministrit të Drejtësisë u ndërmor pas verifikimit që inspektorët e kësaj ministrie i bënë relacionit dhe dokumenteve shoqëruese të zëvendëskryetari të KLD-ës, Kreshnik Spahiu, shkruan CNA.al.

Por, nuk dihet çfarë ndodhi dhe gjyqtarja Bejleri ia hodhi pa u lagur.

LEXO EDHE:  Nën hetim për korrupsion/ Jep dorëheqjen kancelari austriak

LEXO EDHE:  Policia e Vlorës: Kemi referuar dosjen Habilaj në Prokurori/ Vijon puna për sekuestrimin e aseteve kriminale

“Pasi shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri, ndaj të cilës Ministri i Drejtësisë kishte propozuar masën disiplinore “dërgimin për 1 deri 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel, jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”, vendosi ta rrëzoi kërkesën e Ministrit për këtë masë disiplinore. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi diskutoi për masën tjetër disiplinore, të propozuar nga Ministri i Drejtësisë, atë të “vërejtjes me paralajmërim”, në përfundim vendosi të rrëzojë kërkesën për këtë masë disiplinore”, thuhet në vendimin Nr. 256, datë 02.12.2009.

Ndërsa në lidhje me apektin pasuror është e dyshimtë se vetëm me një pagë gjyqtarja Bejleri, arrin të ketë llogari mijëra euro dhe të porosisë apartamente.

Në vitin 2003 ajo deklaron apartament banimi, ndërtuar para vitit 1990 me sipërfaqe 79.9 m2 dhe një tjetër apartament banimi në ndërtim e sipër me sipërfaqe 104 m2 me vlerë 41 000 dollare.

Ajo deklaron se ka marrë një kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë dhe 12 000 dollarë hua nga vëllai i cili jeton në Australi që prej vitit 2000. Por, pas katër vitesh ajo e shlyen kredinë prej 30 000 dollarësh që e kishte marrë për 15 vite.

Të paktën sipas të dhënave që deklaron pranë ILDKPKI, ka vend për dyshime që atë çfarë gjyqtarja deklaron, shkruan CNA.al.

Vetëm me pagën e saj dhe financat q ëish bashkëshorti I ka dhënë djalit, në vitin 2016, gjyqtarja Bejleri deklaron depozitë bankare në emër të saj dhe djalit Eges Xhoga në shumën 38 899 08 euro. 27 439  euro në emër të gjyqtares dhe 11 460 euro në emër të djalit.

Në vitin 2018 ajo ka prenotuar një apartament me sipërfaqe 131.16 m2 që kushton 184 936 euro. Ajo deklaron se ka marrë kredi 100 000 euro, ndërsa 40 000 euro i kishte, ndërkohë që ka bërë lojëra me llogaritë bankare, diku i pakëson dhe diku i shton./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Mbi 25 milion euro në favor të Bechettit/ Vettingu i nxjerr të palarat gjyqtares

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kaçe Agolli u shkarkua nga detyra më 10 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë që zotëron dhe shpenzimet e kryera.

Agolli gjithashu u penalizua për aspektin profesional lidhur me një vendim që i jepte 25.1 milion euro dëmshpërblim kompanisë së biznesmenit të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë, Enel.

Ndërkohë, KPK nuk ka gjetur probleme në kriterin e pastërtisë së figurës.

Kaçe Agolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Komisioni nuk ka gjetur probleme domethënëse në raportin e dërguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe në 11 denoncimet nga publiku. Ndërkohë, janë verifikuar dy vendimarrje ku në një prej tyre është konstatuar se Agolli ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Bazuar mbi të dhëna konfidenciale, trupi gjykues ka shqyrtuar një vendimarrje të vitit 2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku Agolli rezulton të ketë qenë anëtare e trupit gjykues. Megjithëse në vendimin e arsyetuar të KPK janë anonimizuar të dhënat e palëve dhe të çështjes, nga sa u realtua në seancën dëgjimore bëhej fjalë për procesin me palë paditëse biznesmenin të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë Enel.

Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin “Agon”. Rasti i trajtuar nga trupa gjyqësore ku bënte pjesë Agolli ka të bëjë me koncesionin kontrovers për ndërtimin e një HEC-i në Kalivaç.

Sipas KPK, Gjykata e Tiranës ka vendosur dëshpërblimin e Bechettit në vlerën 25.1 milionë euro. Ndërkohë, një prej anëtarëve të trupit gjykues ku bënte pjesë dhe Agolli ka dalë në pakicë dhe ka çmuar se padia e paraqitur nuk është e mbështetur në ligj dhe në prova dhe duhej të rrëzohej. Vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, ndërkohë që Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nuk e ka pranuar rekursin.

Por vendimi i tre shkallëve të gjyqësorit shqiptar është rrëzuar nga Gjykata e Apelit të Amsterdamit.

“[…]Gjykata e Apelit të Amsterdamit me vendimin e datës 17.7.2018 ka vendosur se vendimi i Gjykatës Shqiptare: ‘(ishte) në mënyrë aq evidente në kundërshtim me të drejtën shqiptare të cituar nga vetë ajo gjykatë sa që (…) doemos duhet konkluduar se bëhet fjalë për një gabim të dukshëm dhe se asnjë gjykatë që vepron në mënyrë të arsyeshme (…) nuk do të kishte ardhur deri te një gjykim i njëjtë. E njëjta vlen edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës[…]”, pasqyrohet në vendimin e KPK konkluzioni i gjykatës holandeze.

“[…]Thënë shkurt, zhvillimi i procesit shqiptar nuk i ka plotësuar kriteret që duhet të parashtrohen në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe prandaj vendimi gjyqësor shqiptar nuk vjen në konsideratë për t’u ekzekutuar në Holandë”, çmojnë gjyqarët e huaj.

Lidhur me këto konstatime të gjyqtarëve holandezë, subjekti i rivlerësimit shprehet se vendimi është i gjatë, por jo i pakuptueshëm. “Nuk arrij dot të kuptoj përse vendimi nga të tjerë juristë jo shqiptarë është cilësuar i pakuptueshëm. Kuptueshmëria s’varet prej meje, në një kohë që vendimi respekton gjithë standardet e detyrueshme nga Kodi i Procedurës Civile. Nëse vendimi ynë do të ishte i pakuptueshëm, Gjykata e Apelit duhet ta kishte prishur”, pretendon Agolli dhe vijon se dhe Gjykata e Lartë u ka dhënë të drejtë.

Komisioni konstaton se ky vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare është kërkuar për t’u ekzekutuar nga një gjykatë e huaj, e cila e gjetur të pazbatueshëm, “pikërisht për shkak të mënyrës së si është përllogaritur detyrimi në raport me situatën faktike dhe legjislacionin shqiptar të zbatueshëm”.

“[…]konstatohet se arsyetimi i përdorur dhe konkluzioni i gjykatës bien ndesh me vetë dispozitat referuese të Kodit Civil Shqiptar dhe vetë qëllimin që ky vendim synon të arrijë, garantimin dhe dëmshpërblimin e drejtë të palëve”, i referohet KPK vendimit të Gjykatës së Apelit të Amsterdamit.

Trupi gjykues çmon se aftësia dhe detyra e një gjyqtari është të zbatojë ligjin dhe ta interpretojë atë krahas jurisprudencës së detyrueshme, nën frymën e qëllimin e tij dhe jo në mënyrë të fragmentarizuar e jashtë kontekstit.



Po ashtu, KPK vëren se gjykata duhet të ishte kujdesur që të plotësoheshin kriteret në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe që vendimi të ishte i ekzekutueshëm. “[…]pasi subjekti vetë ishte në dijeni të ekzistencës së marrëdhënies së palës paditëse me shoqëritë e huaja”, konstaton Komisioni.

LEXO EDHE:  Si është infiltruar Kina në SHBA

LEXO EDHE:  Zjarr në zonën e Hidrovorit/ Digjet pylli me pisha

Duke e vlerësuar qëndrimin e Gjykatës së Apelit të Amsterdamit si një qëndrim zyrtar, në fuqi dhe i marrë nga një institucion i huaj, tërësisht i pavarur dhe i pandikuar nga sistemi i së drejtës shqiptare, si dhe i pandikuar lidhur me situatën aktuale konkrete rivlerësuese të subjektit të rivlerësimit, KPK i konsideron qëndrimet e saj të besueshme.

Nisur nga ky arsyetim, trupi gjykues vlerëson se Agolli ka treguar mungesë dhe dobësi në drejtim të aspektit të njohurive mbi ligjin dhe aftësive për të interpretuar jurisprudencën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe çmon se në këtë rast subjekti ka cënuar besimit e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në urdhërekzekutimin e sekuestrimit të biznesmenit të huaj Damir Fllaziç, i cili nëpërmjet shoqërisë së tij u shndërrua në kreditor për zhvillimin e tokave kënetore të Porto Palermos në park industrial.

Në përfundim Komisioni çmon se, megjithëse Agolli nuk mund të konsiderohet e paaftë në aftësitë profesionale, problemet e konstatuara në vendimmarrjen e dhënë nga trupi gjykues që është rrëzuar nga Gjykata e Apelit të Amsterdamit ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si subjekti ka performuar në raport me të drejtën dhe legjislacionin e zbatueshëm dhe se duhet të shkarkohet për këtë gjetje.

Problemet për pasurinë

Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin, çmon se Agolli ka kryer deklarim të paplotë duke u përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë shpenzimet për vajzën në vitin 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, si dhe për  mënyrën e përballimit të tyre. Po ashtu, ka rezultuar mungesë burimesh për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Agolli ka marrë një kredi në vlerën 500 mijë lekë në janar të vitit 2016 për të ndihmuar vajzën që në janar të vitit 2016 ka filluar praktikën e punës në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse në SHBA. E pyetur lidhur me shpenzimet e jetesës dhe ato të strehimit të vajzës në Neë York, Agolli ka pretenduar se shpenzimet kanë qenë vetëm për ushqim dhe gjatë praktikës së punës, pasi ka banuar në apartamentin e shtetases R. Q., pa pagesë.

Subjekti ka shtuar s evajza i ka mbuluar me të ardhurat nga puna shpenzimet e përditshme, kryesisht ato për ushqim. Në vendim thuhet se nga dokumentet e dorëzuara nga Agolli është arritur të provohet se gjatë vitit 2016 vajza e gjyqtares ka përfituar të ardhura të dokumentuara në shumën rreth 1200 USD.

Në përfundim të hetimit për këtë gjetje ka rezultuar se gjyqtarja Agolli nuk ka pasqyruar në veting shpenzimet për jetesën e vajzës në Neë York, si dhe mënyrën e përballimit të tyre duke rezultuar me balancë negative në shumën 2.1 milionë lekë.

Në vijim Komisioni evidenton se gjyqtarja Agolli dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar një apartament dhe një garazh në statusin “e pastrehë” ndërkohë që kanë rezultuar bashkëpronarë në një banesë tjetër të privatizuar më parë së bashku me prindërit e subjektit. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka jetuar në apartamentin e përfituar në statusin “e pastrehë”, por e ka lëshuar me qira që prej momentit që e ka marrë në përdorim.

“Dhënia me qira u bë për shkak të joshjes së parave, por edhe për shkak se isha me fëmijë të vogël dhe bashkëshorti pothuaj nuk vinte në banesë për shkak të punës dhe më duhej ndihma e prindërve”, ka shpjeguar Agolli dhe ka sjellë në vëmendje se nuk ka pasur ndonjë ndalim lidhur për kryerjen e këtij veprimi.

Në përfundim trupi gjykues vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së saj, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia në përfitimin e apartamentit si “e pastrehë”, ndërkohë që rezultonte bashkëpronare në një banesë tjetër së bashku me bashkëshortin.

Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 është konstatuar balancë negative vetëm në vitin 2016 për shpenzimet e vajzës, ndërsa për periudhën para vitit 2003, ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 2.9 milionë lekë.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish-sekretarja e Llallës, dorëhiqet nga frika e Vettingut/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Pas dënimit të Adriatik Llallës dhe stafi i tij ngushtë, ka marrë masat që të mos dalin në Vetting.

Ashtu siç veproi Llalla më herët, para se të dënohej ka vepruar edhe sekretarja e tij Elona Shehu.

Ajo ka dhënë dorëheqjen në momentin që do të dilte në Vetting.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për subjektin Elona Shehu.

Procedurat e ndjekura nga KPK

Trupi gjykues i shortuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit), me vendimin e datës 25.6.2021, vendosi fillimin e hetimit administrativ të thelluar dhe të gjithanshëm sipas nenit 45 tё ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme, për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues komisionerin Olsi Komici.

Të gjithë anëtarët deklaruan mosqenien në kushtet e konfliktit të interesit.

Në datën 8.9.2021, subjekti i rivlerësimit, Elona Shehu është njoftua nëpërmjet postës elektronike mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, si dhe për përbërjen e trupit gjykues për të cilën deklaroi se nuk kishte konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e tij.

Në datën 14.9.2021, subjekti i rivlerësimit njoftoi Komisionin, përmes postës elektronike, se nuk duhet t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës.

Gjithashtu, subjekti informoi se nuk ushtron më funksionin e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme që prej datës 7.12.2017, bazuar në urdhrin nr. 267, datë 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për emërimin e oficerit të policisë gjyqësore”.

Sekretarja jep dorëheqjen

Komisioni, me shkresën e datës 24.9.20211 , i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të vendosë në dispozicion të Komisionit kopjen e plotë të dosjes së personelit që i përket subjektit Elona Shehu.

Në datën 27.9.2021, në Komision është regjistruar kërkesa e subjektit të rivlerësimit Elona Shehu, adresuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke kërkuar pranimin e vullnetit të saj për t’u dorëhequr sipas parashikimit në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.



Subjeki ka informuar se nuk ushtron detyrën e “ndihmësit ligjor” dhe, për rrjedhojë, për arsye formale, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe kërkon ndërprerje të procesit të rivlerësimit, duke u përjashtuar nga mundësia e emërimit në organet e drejtësisë sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.

Prokuroria e Përgjithshme, me datë 1.10.2021, ka dërguar dokumentacion mbi dosjen personale të znj. Elona Shehu, e cila është emëruar në detyrën e  ndihmëses ligjore me datë 12.5.2014, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në datën 7.12.2017, pasi është emëruar oficere e policisë gjyqësore.

Në datën 1.10.2021, Prokuroria e Përgjithshme, ka vendosur në dispozicion, ndër të tjera:

LEXO EDHE:  Zjarr në zonën e Hidrovorit/ Digjet pylli me pisha

LEXO EDHE:  Nën hetim për korrupsion/ Jep dorëheqjen kancelari austriak

-Urdhërin e datës 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e znj. Elona Shehu oficere të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë urdhër është vendosur fillimi i marrëdhënieve financiarenë datën 7.12.2017.

– Urdhëri i datës 23.1.2018, të Prokurorit të Përgjithshëm për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

-Vendimin  e datës 13.3.2021, të Komisionit të Policisë Gjyqësore për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

 KPK përgënjeshtron Elona Shehun

Në lidhje me pretendimin e subjektit për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës, Komisioni argumenton se ky pretendim i subjektit nuk qëndron për faktin se në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, subjekti ka qenë në detyrën e ndihmësit ligjor deri në datën 7.12.2017 dhe qenia në këtë funksion si “ndihmës ligjor”, sipas përcaktimit kushtetues janë subjekte të rivlerësimit ex officio, bazuar në paragrafin 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtës së subjektit për t’u dëgjuar, bazuar në nenin 55 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni, në rrugë elektronike, më 8.10.2021 ka njoftuar subjektin nëse ka vullnetin të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe se fokusi i kësaj seance do të jetë ndërprerja e procesit të rivlerësimit në zbatim të paragrafëve 1 dhe 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.

Subjekti i rivlerësimit, më 11.10.2021, me anë të postës elektronike, ka njoftuar Komisionin se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore, duke vlerësuar faktin se tashmë ka shprehur qëndrimin e saj ndaj ecurisë së këtij procesi.

Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje, duke marrë parasysh edhe pasojën ligjore që sjell dorëheqja nga detyra në ecurinë e procesit të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për znj. Elona Shehu.

Gjithashtu vendosi ndalimin e emërimit të znj. Elona Shehu si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare./CNA.al

LEXO TE PLOTE