LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim mesazh të fortë politikës/ Gazetarët s’duhet të kërcënohen pse bëjnë pyetje të vështira

2 Nëntor 2020, 16:05, Politikë CNA
Yuri Kim mesazh të fortë politikës/ Gazetarët s’duhet

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë të ambasadores Yuri Kim, lidhur me gazetarët.

Kim deklaron se gazetarët janë burim i llogaridhënies dhe informacionit, ndërsa thekson se janë thelbësorë për demokracitë.

Ambasadorja amerikane kërkon që gazetarët të mos sulmohen dhe kërcënohen për shkak se bëjnë pyetje të vështira apo tregojnë fakte.

SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet“, nënvizoi Yuri Kim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga