LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vazhdon të paguash miliona për koncensionet”/ Basha i kthehet Ramës: Investo në shëndetësi

2 Nëntor 2020, 10:01, Aktualitet CNA
“Vazhdon të paguash miliona për koncensionet”/ Basha i

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit, iu përgjigj kryeministrit, duke deklaruar se ai vazhdon të paguaj miliona lekë për inceneratorët dhe tenderat koruptivë dhe sipas tij nuk  investon në sistemin e shëndetësisë.

Basha tha se Rama e ka mëndjen vetëm tek sulmet politike dhe nuk e sheh gjendjen që është krijuar në vend.

?Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit. Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës????, tha Basha. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga