LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vala e dytë do jetë shumë më vdekjeprurëse”/ Mjeku shpjegon “seleksionimin" e pacientëve

2 Nëntor 2020, 07:19, Lifestyle CNA
“Vala e dytë do jetë shumë më

Mjeku Pajtim Lutaj ka folur mbi situatën e koronavirusit ndërsa thekson se vala e dytë do jetë shumë më vdekjeprurëse se e para.

Mjeku bën thirrje të respektohem masat mbrojtëse në mënyrë rigoroze ndërsa shprehet se kush bën politikë me shëndetin e popullatës është i dështuar.

?Kush bënë politike me shëndetin e popullatës është i dështuar & Kush bënë korrupsion me shëndetin e popullatës është kriminel. Gazetar me memorie të shkurtër dhe politikan Myop sajojne stuhira ne gotën e tyre të vogël të mbushur me helm. Ju siguroje se populli jone nuk eshte naiv, gjithë bota e pa me zë dhe figurë ne mars-prill 2020 kamionet ushtarak ne Berghamo, koridoret e spitaleve te Spanjes apo maunet e mallrave ne Neë York të mbushura me kufoma. PSE? Sepse nuk kishte vende ne spitale, ne reanimacione, ne morge… Ja te nderuar keqinformues ky eshte « seleksionimi » i pacienteve qe do ti imponohet edhe sistemit tone shendetesor nese ne nuk arrijme te sheshojme kurben e infektimit me SARS-CoV2. Respektoni masat mbrojtese ne menyre rigoroze se te gjitha projeksionet tregojne se vala e dyte do jete shume me vdekjeprurese se e para?, shkruan mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga