LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vetëvra apo e vranë?/ Rasti shkon për superekspertim në Zvicër

26 Maj 2018, 16:00, Aktualitet CNA
U vetëvra apo e vranë?/ Rasti shkon për superekspertim në

 Prindërit e  të ndjerit  nuk u besuan institucioneve ekspertuese të vendit për shkaqet e vdekjes së birit të tyre duke kërkuar kështu hetime ndërkombëtare. Sakaq shteti ka shkuar një hap më tej, duke miratuar dërgimin e rastit në Zvicër për të bërë superekspertizën.

Rasti në fjalë ka të bëj me i ish- aktivistin e VetëVendosjes, Astri Deharit, që ndërroi jetë në burgun e Prizrenit. Dërgimin e këtij rasti në  Zvicër e ka konfirmuar për gazetën “Express”, kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksander Lumezi.

? Po, i kemi dërguar të gjitha informatat relevante për procedurën penale dhe të dhënat mjekësorë autoriteteve zvicerane për t?u proceduar në institucionin profesional për ekzaminimin e nevojshëm?, është shprehur ai.

Astrit Dehari, një aktivist i Vetëvendosjes, vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në Kuvend në gushtin e 2016-ës.

Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2016 miratoi rekomandimet për rastin Dehari, ndër të cilat ?familja mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së, ose SHBA dhe Qeveria t?i heqë të gjitha shpenzimet?.

Lajmet e fundit nga