LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pse u çmendën të gjithë njëherësh”/ Rama ironizon Bashën: Ti s’ po ndalon dot aleaten tënde

2 Nëntor 2020, 09:11, Politikë CNA
“Pse u çmendën të gjithë njëherësh”/

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha i cili deklaroi më herët se numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

Rama thotë se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit. Kryeministri ironizon Bashën për të cilin thotë se nuk po e ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit.

?Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!?,shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga