LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet për këtë javë

2 Nëntor 2020, 07:10, Sociale CNA
Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet

Zyrtarisht tashmë jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala e parashikimit të motit duhet të ishin reshjet e shiut dhe vranësirat por ende jo.

Thënë kjo pasi për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike moti në Rajonin e Ballkanit për javën që presim përpara do të jetë i qëndrueshëm. Në këtë mënyrë deri ditën e Mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së Enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut edhe intervale me diell. Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Ditën e Premte moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga