Connect with Us

Ministrja Etilda Gjonaj përfshihet në skandal/ Merr zyrtarisht në mbrojtje noteren falsifikatore

Denoncim

Ministrja Etilda Gjonaj përfshihet në skandal/ Merr zyrtarisht në mbrojtje noteren falsifikatore

Publikuar

-

GJKKO e pakënaqur nga Gjonaj/ Ndryshoni aktin normativ për OFL, nuk merremi me të dënuar të zakonshëm

Me një shkresë zyrtare, pra një kthim përgjigje drejtuar CNA.al ministrja Etilda Gjonaj përmes firmës së sekretarit të saj të përgjithshëm në datën 26/10/ 2020, ka marrë zyrtarisht në mbrojtje noteren Violeta Sulkaj, e cila është denoncuar disa muaj më parë në CNA.al si një person i përfshirë në falsifikimin e firmës të Natali Blushit, vajzës së ish deputetit socialist, Ben Blushi. Falsifikim ky i ndodhur në vitin 2015, gjatë kohës që ajo studionte në Angli.

Noterja, Violeta Sulkaj

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga CNA.al, rezulton se shtetësja Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së një kontrate përpara noteres Violeta Sulkaj. (Lexo këtu)

CNA.al e tregoi me fakte dhe dokumente ekskluzive këtë rast për të cilin po heton dhe prokuroria dhe gjithashtu u interesua pranë Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një informacion zyrtar dhe vërtet ndodhi çudia. Ashtu si ne shkruajtëm për disa javë më radhë, ministrja e Drejtësisë ka marrë në mbrojtje dhe po i bën avokatinë një notere falsifikatore.

Por, çfarë ka ndodhur dhe si e pranon këtë vetë institucioni?

Sipas shkresës drejtuar CNA.al, sekretari i përgjithshëm thotë se i ka dërguar kërkesë për informacion, noteres Violeta Sulkaj kur në fakt ky institucion nuk duhet të kërkonte informacion por duhet të merrej administrativisht për çfarë kishte ndodhur, pra në vend të informacionit, ministria e Drejtësisë, një punonjës i saj apo inspektorët e saj, duhet të uleshin dhe të paktën të verifikonin regjistrin online të akteve noteriale, kjo nuk ka ndodhur por është bërë më shkresë drejtuar noteres.

Më tej në dokument thuhet se akt, pra kontrata ka ndodhur pesë vite më parë, në 29 maj dhe tashmë kanë kaluar mbi pesë vite, ndërsa ministria është vënë në dijeni prej CNA.al në gusht. Në fakt ka qenë detyrë e ministrisë që të zbardhë apo të kontrollojë dhe të verifikojë kontratat e noteres, nuk është detyrë e CNA.al. Në fakt ne kemi shkruar dhjetëra shkrime përpara datës 29 maj, pra falsifikimi siç pretendohet ka mbushur pesë vjet.

Nga ana tjetër lind një pyetje:

Çdo noter mund të falsifikojë dhe pas pesë vitesh është i pafajshëm?

Si mund të ndodhë kjo kur noteri është njeriu i garancisë për lidhjen e kontratave mes palëve?

Si mund të ndodhë që noteri në zyrën e tij të pranojë që të firmosë dikush tjetër dhe jo personi i vërtetë që lidh kontratën dhe më pas ministria e Drejtësisë të mos investigojë por thjesht dhe vetëm ta justifikojë për ta shpëtuar.

Më tej në dokument thuhet se noterja Violeta Sulkaj ka paraqitur edhe një dokument të një qytetari i cili pretendon se ka qenë në zyrë ditën e firmosjes së kontratës dhe kjo kontratë është bërë disa ditë më përpara, në datën 29 maj 2015.

Pra dhe dy fakte të tjera, noterja në kontratën e firmosur thotë se: U paraqitën përpara meje personat që kanë firmosur,  në datën 29, thekson në faqen e parë të kontratës, Violeta Sulkaj. Kurse sipas justifikimit të ministrisë së Drejtësisë deklaron se kontrata është hartuar disa ditë më përpara, e firmosur nga Natali Blushi përpara se ajo të largohej jashtë vendit.

Pra kontrata i bie që të jetë firmosur, jo disa ditë para, sipas deklaratës së bërë nga Violeta Sulkaj por disa muaj më përpara, gjë që nuk e thekson në deklarimin e saj prandaj dhe ministria duhet të kryejë verifikimin e plotë.

Nga ana tjetër thuhet se është një person i cili ka deklaruar se ka parë në zyrë Natalinë, por a ka pyetur ministria e Drejtësisë se kush është ky person?

Kush është njeriu që ka lëshuar këtë deklaratë për llogari të noteres dhe pse ja ka kërkuar noterja këtë deklaratë?

Për tu justifikuar përpara Ministrisë Drejtësisë? Për tu justifikuar para Prokurorisë për hetim apo për tu mbrojtur nga falsifikimi i qartë i një dokumenti i cili është bërë në zyrën e saj si notere?

Sipas të dhënave zyrtare të sistemit TIMS që CNA.al ka publikuar, Natali Blushi është larguar në fillim të muajit prill nga Shqipëria për tu kthyer më pas në mes të qershorit.

Dalja e Natali Blushit nga Shqipëria, sipas TIMS
Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS
Kthimi i Natali Blushit në Shqipëri, sipas TIMS

Kur e firmosi Natali Blushi dokumentin?

Këtë nuk e thotë dot as Violeta Sulkaj saktësisht as personi që jep deklaratën dhe askush tjetër sepse nuk mund të ndodhë që tek noteri të firmosë një kontratë dhe pas tre muajsh të shkojnë të tjerët për ta konfirmuar atë.  Sërish, në deklarimin e dhënë Ministrisë së Drejtësisë, Violeta Sulkaj ka gënjyer institucionin që ka përgjegjësinë për ta kontrolluar. E në rast se Natali Blushi kishte firmosur më përpara kontratën, minimalisht me regjistrin online duhet të kishte një deklarim të plotë të firmës, gjë që noterja duhet ta shkruante në aktin e saj të kontratë-porosisë apo shit-blerjes së pronës. Këtu bëhet fjalë për një pasuri të deklaruar vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që vlera e saj është disa qindra mijë. Pra një fshehje pasurie nga babai i saj Ben Blushi, i cili e ka dhënë pronën në emër të vajzës së tij.

LEXO EDHE:  Dosja e 21 Janarit/ Artan Hoxha: Është kërkuar të hetohet nga SPAK

Një pronë e cila është blerë për 30 mijë euro, një shumë parash të cilat i ka nxjerrë për gati dy vite, por në këtë rast është Violeta Sulkaj noterja e cila mban përgjegjësinë sepse është një person që ka firmosur kontratën në kohën e përpilimit të saj nuk ka qenë aspak në Shqipëri por jashtë dhe noterja është përpjekur që ta kalojë këtë kontratë duke u justifikuar.

Por, përgjegjësia në fakt tashmë i takon Ministrisë së Drejtësisë e cila është ajo që duhet të verifikojë çdo të dhënë, çdo pasaktësi apo çdo falsifikim të firmës së vënë dhe jo të marrë në mbrojtje noteren falsifikatore duke i kërkuar asaj thjesht informacion. Mjafton që nga karrigia e institucionit një inspektor të kontrollojë dokumentat. Gjithçka është zyrtare dhe vërtetohet lehtësisht se kemi të bëjmë me një falsifikim i cili po tentohet të mbahet i fshehur nën influencën e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi pas publikimit të skandalit për të cilin, në fakt, ministria e Drejtësisë disa javë më parë i tha CNA.al se kishte filluar investigimin por sot pas tre muajsh deklaron se nuk ka kryer kontroll, por pas shkresës sonë i ka kërkuar informacion, Violeta Sulkajt.

Ky është një rast flagrant ku Ministria e Drejtësisë është zhytyr edhe më thellë në skandalin e mbrojtjes së një notereje falsifikatore duke justifikuar për çdo veprim të paligjshëm të saj.

Tashmë gjithçka është në duart e prokurorisë, institucioni i cili pritet të zbardhë të vërtetën e gjithë kësaj historie./CNA.al

Etilda Gjonaj mbron noteren falsifikatore/ Prokuroria fillon hetimin

Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim

Skandali/ Etilda Gjonaj fut “nën sqetull” noteren falsifikatore

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Publikuar

-

Nga

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili shprehet se, skifterët e pushtetit vrapojnë të mbyllin punët para zgjedhjeve.

Berisha shkruan, se banorët në Lagunën Blue kanë shpërthyer në revoltë ndaj Baton Haxhiut që sipas tij ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

Ai thotë se, mjafton të lexohen komentet e banorëve te “Laguna Blue”, për të kuptuar paligjshmerinë e veprimeve të Batonit.

Postimi i plotë i Sali Berishës

“Shpërthen revolta e banorëve të Lagunës Blu kundër Baton Stanishiqit. Akuza të rënda nga banorët e Laguna Blue për Baton Stanishiqin. Ai ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

-Ai po bën batërdinë me mbështetjen e Edvin Hajdutit në prona publike. Ai po shkatërron edhe perlën e ndërtimeve turistike Laguna Blue!

-Banorët e Laguna Blue po pregatitin peticion për presidentin e republikës për heqjen e shtetësisë shqiptare

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor,

Skifteret e pushtetit vrapojne te mbyllin punet para zgjedhjeve!

Mos valle i tremben humbjes ne zgjedhje? Te paret qe arratisen para se te mbytet anija jane minjte. Veç abuzimit qe eshte ne natyren e ketij pushteti, kjo tregon qarte edhe panikun ku ndodhen. Mjafton te lexoni komentet e banoreve te “Laguna Blue”, per te kuptuar paligjshmerine e veprimeve te Butonit apo  Baton Stanishiqit si çe quajne tani gjersisht ate ne popull.

Te lutem anonim se keta te shkaterrojne.

(shikoni denoncimin e banoreve)

-Pas listes se deputetve te PS qe e solli nga Beogradi kalimit cdo jave nga nje studio ne nje tjeter per me tezat e padronit te tij tani Butoni eshte perqendruar ne investimin e tij te fundit i ne Lagunen Blu.

-Paska guxim per tu lavderuar…shume me te larte se morali i tij

-E ka mbaruar pishinen e ka zsptuar gjithe qoshen

-Po gjelberon..

-I humbi vlerat ky fshat qe ka qene aq i bukur. Here pas here veme re shkaterrim te tij.

-Po bordi me shefin ku jane?

Jasharit sa here i ankohen banoret ngrene koken dhe shikon majen e malit te Çikes per te thene se keto behen me urdher nga maja

-Te shpresojme qe te pakten te kompesoje  me gjelberim e me peme pjesen tjeter.

-Batoni niset nga origjina si kosovar qe jua ka lene Qeretin Mreti Zog ne administrim 😀😀

LEXO EDHE:  “Calavera bashkëpunëtore e Ramës”/ Varlehyi i del në mbrojtje: Kam besim te shefja e ONM dhe Soreca

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Dajak në zyrat e shtetit! Rrihet brutalisht shefja e taksave dhe tarifave në Pogradec

-Hahahah

-Jo Neta , vlerat e fshatit aty jane, por komuniteti nuk duhet te qendroje indiferent ndaj ketij zullumqari qe po na shkatrron fshatin,duhet te mbledhim firmat dhe te kerkojme presidentit ti heq shtetesine shqiptare.

-shume e drejte.Se kuptoj une dua te pres nje peme se po me prish catine dhe sme lejohet…. duhet te marr leje ne shtet te besh nje vile u lejuaka ne fshat pa leje?!

-Na falni po ky Batoni cfar pune ben

Ne fakt ai bene ate qe i ka thene Berisha.

-Esht ai qe na ben moral se cfar esht me e mira per kete vend, por ne kete rast po shohim se cfar esht me e mira per Batonin dhe shefat e tij ne Beograd dhe  jo per ne si banore apo si popull.

-E kuptova po e ka te trashguar kete profesjon opo e ka fituar vet

-Ja dhe pak e del Rama e thote: ‘’ E ka privatizu si te tjeret dhe e ka me ligj….’’!!! Apo harruat ju rastin me pare. Mos folni shume se e shtyn me tej ai dhe ti biem nga Krasniqi per te dale ne det ne. Apo harruat dhe kete???

-Edhe nji Exsit poll dhe iken edhe pishina.

  • Është privatizim i paligjshëm i pronës publike
  • Privatizimi u bë falë afërsisë me pushtetin e vendit
  • Prejardhja kosovare nuk qe ndonjë ndihmesë: në Kosovë ka pasur hajni të mëdha, por nuk ka ndodhur vjedhje e këtillë publike me shkelje të papresendecë ligjore
  • Ngjarja e këtillë në prag të zgjedhjeve është mesazh i dyfishtë: se mund të bëhet çdo gjë nga ky pushtet apo se është më mirë të shfytëzohet çfarëdo që mund të kapet para zgjedhjeve

-E dinim per qytetar  …..sa keq ( bashkepuntor ne grabitje nga sot )    Turp

-Ps   Jashar (administratori i fshatit turistik) mos na njofto ato qe ben zoti …..na njofto ato qe ben robi ….

-Eshte per te ardhur keq madje shume keq. Dhe per me keq akoma skane lene rruge. Jo vetem uzurpim por edhe pa skrupuj.

-Ne kushte te nje shteti ligjor keto pune si kjo qe na ka ndodhur neve denoncohet ne organet relevante ligjore dhe thirren mediumet  qe te filmohet e gjithe situate”, shkruan Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezulton përdoruese e kokainës edhe pse ka dalë negative.

Konkurron në akademinë e policisë duke fituar të gjitha testet, por skualifikohet nga gara duke ju mohuar kështu padrejtësisht vazhdimi i studimeve në Akademinë e Rendit.

Klejda Moriseni ankohet në emisionin Fiks Fare se pavarësisht se ka fituar testet i është mohuar e drejta e studimit në Akademinë e Policisë. Shkaku sipas saj ka qenë një analizë ku e nxorën si përdoruese të lëndëve narkotike, ekzaktësisht kokainës. Vajza tregon se këtë përgjigje e ka kontestuar menjëherë duke bërë një kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datë 1 mars që është dhe e njëjta datë që ka kryer analizën në akademi.

Gjithashtu në datën 4 mars i drejtohet një laboratori privat për të bërë të njëjtën analizë. Përgjigjja i vjen negative, pra vajza nuk është përdoruese e kokainës. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit pasi thotë se jo vetëm që nuk jam përdoruese e lëndëve narkotike, por më kanë skualifikuar padrejtësisht. Madje në krye të herës atë nuk e kanë besuar as prindërit e saj se nuk ka qenë përdoruese e kokainës. Vajza rrëfen se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe për këtë fakt prindërit u bindën në momentin që bëri analizën në privat.

Ndërkohë nga komisioni e skualifikojnë vetëm me një telefonatë duke i thënë se ajo duhet ta dinte arsyen e skualifikimit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë atje ku qytetarja ka depozituar ankesën në datë 1 mars kur dhe doli pozitiv testi i kokainës.Në këtë institucion na thonë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Madje akoma nuk është mbledhur komisioni.Për të marrë një përgjigje gazetarët telefonojnë edhe akademinë të cilët nuk japin përgjigje zyrtare.Ndërkohë që komisioni nuk është mbledhur akoma, Klejdën e kanë telefonuar nga akademia duke i thënë se je e skualifikuar sipas vendimit të komisionit.

LEXO EDHE:  Morena Taraku “djeg” rrjetin/ Publikon foto në dush

LEXO EDHE:  “Calavera bashkëpunëtore e Ramës”/ Varlehyi i del në mbrojtje: Kam besim te shefja e ONM dhe Soreca

Por në Fiks Fare u ankua edhe një tjetër kandidate për në akademinë e policisë. Alesia Laçi thotë se pavarësisht se i kaloi të gjitha testet komisioni e ka skualifikuar për probleme në shikim, duke e nxjerrë të paaftë. Laçi tregon se në testet fizike ka dalë ndër të parat dhe pavarësisht se mban syze nuk është kriter për t’u skualifikuar. Para 1 viti vajza thotë se akademinë e policisë e ka fituar duke e pranuar me syze, por ka nisur infermierin. Edhe Alesia kërkon ndihmën e Fiksit sepse edhe pse e skualifikuar, ajo nuk ka një dokument zyrtarë në dorë.

E pajisur me kamera të fshehtë, Alesia fillimisht shkon në akademi ku sekretarja i thotë se nuk e ka dokumentin për skualifikimin e saj. Më pas i thotë që këtë dokument të shkojë ta tërheqë në drejtori.Ndërkohë në drejtori i thonë të lërë një kërkesë me shkrim për t’i kthyer përgjigje, të cilën nuk e ka marrë deri më sot. Dokumenti që Alesian e nxori të paaftë në shikim është i firmosur nga 3 mjekë patologë pra mjek të përgjithshëm . Siç duket në këtë komision nuk ka një mjek specialist që në rastin në fjalë duhet të ishte një mjek okulist. Mungesa e mjekut okulist skualifikon kandidaten që kalon të gjitha testet e mundshme për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës/ Rrëfimi tronditës i të resë

Publikuar

-

Nga

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës, rrëfimi tronditës i të resë

Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

“Kam qenë në Greqi. Më mbrapa erdha dhe bashkëjetoja së bashku me Ardian Qershija. Sa ramë dakord kam ardhur nga Greqia. Unë i thashë që jam me një fëmijë të sëmurë. S’ka gjë më tha, më pranoi. Erdhëm. Bashkëjetonim bashkë. Si fillimisht, shumë mirë. Pas 1 muaji, 1 muaji e gjysmë filluam punë. Veja punoja në rrobaqepsi. Pastaj filluan mosmarrëveshjet. Filloi të më rrihte, të më trajtonte keq, filloi të më rrihte në sy të vajzës.

Herën e parë nuk e kam kallëzuar. Pas tërmetit kemi marrë një shtëpi në Kënetë, atje pastaj filloi shumë, shumë gjëra që nuk mbanin më. Aty pastaj e kam përzënë. Kur e kam përzënë filloi vajza të më tregonte çdo gjë, që e ka përdhunuar”, tha ajo.

Kamberi ka treguar se kjo gjë ka ndodhur disa herë, ndërsa vajza nuk ka treguar asgjë për shkak të frikës. Edhe vetë vajza tregoi sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë.

Gazetari: Sa vjeç je?

Vajza: 31!

Gazetari: Çfarë të bënte Ardiani?

LEXO EDHE:  Vendosja e maskës në rrugë/ Kryemadhi: S’kam kontratë dritash, gjobën do e marrë Ilir Meta

LEXO EDHE:  Morena Taraku “djeg” rrjetin/ Publikon foto në dush

Vajza: Më hapte këmbën kështu. Më kapte cicët. Më zhvishte lakuriq. Bënte kështu ‘oh oh’, kishte qejf. Unë s’kisha qejf, por ai kishte qejf. Kjo ishte në punë. Unë nuk dija gjë. Më shtriu kështu. ‘Jo, jo i thashë unë’. Më ulte kokën. Unë qaja. ‘Oo barku, oo barku’.

Gazetari: Po mamit pse nuk i tregoje kur vinte nga puna?

Vajza: S’dija gjë!

“Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast dhe mësoi se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas çështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.

“E mbajtën 3 ditë dhe e nxorrën. Nuk e di pse e nxorrën? Kur e shikoj, u habita pse e kishin nxjerrë”, tregon nëna.

Në prokurori u mësua, se këtë çështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid-19. Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallëzimi.

Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija./tvklan.al

LEXO TE PLOTE