Connect with Us

Maska sjell probleme me shëndetin e gojës/ Pesë këshillat e stomatologut të njohur

Shëndeti

Maska sjell probleme me shëndetin e gojës/ Pesë këshillat e stomatologut të njohur

Publikuar

-

Maska ka sjellë probleme me shëndetin e gojës/ Pesë këshillat e stomatologut të njohur

Mbajtja e maskës për shumë kohë në gojë ka sjellë probleme me zgavrën, në dhëmbë dhe aromë të keqe. Stomatologu Gerry Curatola thotë se derisa jeni duke mbajtur maskën në fytyrë, në gojë përqendrohet dyoksidi i karbonit, i cili krijon ambient thartire.
Për këtë shkak krijohet çekuilibrimi i mikrobiomave orale, sepse në gojët tona jetojnë me qindra e miliarda mikroorganizma të cilët ndikojnë në mënyrën në të cilën trupi ynë nxit shëndetin dhe u përgjigjet sëmundjeve.

“Pa gavër të shëndetshme të gojës rrezikohet edhe shëndeti i trupit. Jemi mësuar që imuniteti ynë është kyç në luftën kundër koronavirusit, pranaj nëse keni proces inflamator në gojë, imuniteti juaj është i ulur”, thotë Curatola dhe thekson që është me rëndësi të kuptohet lidhshmëria e shëndetit të gojës dhe trupit.

Stomatologu thotë që pesë veprime mund të ndihmojnë në krijimin e mikrobiomave të shëndetshme, në zvogëlimin e inflamacionit dhe eliminimin e helmeve, në mënyrë që sa më me efekt të luftojmë kundër shkaktarit të sëmundjes.

Pasta e dhëmbëve: Zgjidhni pastën me vitamina dhe minerale të cilat zvogëlojnë inflamacionin dhe mund ta përdorni për larjen e dhëmbëve apo si maskë për mishin e dhëmbëve.

LEXO EDHE:  Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba për qytetarët

Probiotikët: Secili që bart maskë do të duhej të marrë probiotikë çdo ditë – këshillon Curatola.

Antioksidantët: Curatola këshillon edhe që të marrim sa më shumë antioksidantë, qoftë nëpërmjet ushqimit apo shtesave në ushqim.

Vitamina C dhe zinku: Produktet dhe shtesat në ushqim të cilat përmbajnë vitaminën C dhe zinkun ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.

Higjiena e rregullt: Curatola shpjegon që mënyra më e thjeshtë për kujdesin për shëndetin vetjak është higjiena e rregullt e dhëmbëve dhe e gavrës së gojës.

Shmangni çipsat, patatinat dhe sheqerin midis racioneve, sepse ndikojnë në mikrobiom. Konsumoni rregullisht ujë dhe mos harroni të shkoni te stomatologu. Është me rëndësi të bartni maskën, por të gjithë me atë rast do të ishim të detyrua të dinim se çfarë ndodh pas saj në mënyrë që të mbrohemi më mirë dhe të mbrojmë shëndetin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sotme se kur do të vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19.

Pipero tha në emisionin “Real Story” se ka informacione që vaksina do të vijë në Shqipëri shumë shpejt.

Sipas tij, vaksina do të vijë në vendin tonë në fund të muajit dhjetor, ose në fillim të janarit të vitit që vjen.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!

Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina”/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Publikuar

-

Nga

"Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina"/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinën e Covid-19 dhe u shpreh optimist për efektin e saj.

Piperio tha se nuk pret mrekullira nga vaksina, por theksoi se ajo është zgjidhja për situatën.

Infeksionisti theksoi në emisionin “Real Story” se vaksina është shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës.

Të gjithë mendojmë dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina, të gjitha masat e tjera janë ndihmuese.

Unë nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina, ne duhet doemos të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Janë dy injeksione, menjëherë pas injektimit të parë nuk do të thotë se ke imunitet.

Unë jam besimplotë. Nëse vaksina është mbi 65% efektive, është një vaksinë e mirë. Vaksina është shumë e sigurt, shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës dhe një relaksim i madh për botën mjekësore dhe për qytetarët”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Publikuar

-

Nga

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 20 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Mësohet se ndër personat që kanë rezultuar pozitivë është edhe Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari.

Gjithashtu raportohet se pozitive kanë dalë edhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit “Lira”, 1 sanitare në maternitet dhe 1 punonjëse në zyrën e Arsimit.

LEXO EDHE:  Serbia miraton masat e reja anti-Covid/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ndërkohë, këto nuk janë të vetmet raste me Covid në institucione, pasi janë raportuar infektime edhe në DVP-në Berat, në shkolla, në zyrat e OSHE-së, në filialin e Postës Shqiptare dhe në fasoneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE