Politikë
Kryemadhi del krah Topallit/ E mirëpres, është gjë shumë e mirë që drejton një parti politike

Tre ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i uroi suksese ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për lëvizjen e re politike dhe u shpreh se ndihet e lumtur që garës iu bashkua një alternativë më shumë, aq më tepër një grua.
Mbrëmjen e sotme Kryemadhi u shpreh e hapur për bashkëpunim me Kryemadhin, teksa tha se e mirëpret dhe së është mirë që një grua në jetën politike shqiptare drejton një parti.
“Mua si Monikë, nuk më takon kurrë ta them këtë gjë. Ne duhet të mirëpresim çdo parti të re politike, çdo individ që do të merret me politik, është normale që unë nuk kam aq shumë informacione sa mund të ketë z.Basha përsa i përket gjithë strukturave të tjera por ajo që është shumë e rëndësishme për secilin nga ne do ta tregojë veprimtaria politike e secilit individ apo strukturë të re politike se faktikisht nëse është mision vërtetë për të krijuar një strukturë politike kundër Ramës apo për të qenë patericë e Ramës.
Unë e mirëpres znj.Topalli sepse është një gjë shumë e mirë që të kemi përsëri një grua në jetën politike shqiptare që drejton një parti politike. Uroj që i gjithë angazhimi i saj të jetë në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të jetë në funksion të përfshirjes të të rinjve dhe të rejave. Të jetë në funksion të ndalimit të shpopullimit që po i bën Shqipërisë Rilindja me Ramën në krye dhe normalisht që kur të gjithë kemi një mision dhe një objektiv të përbashkët për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, unë nuk mendoj se ka po themi një vend për të krijuar mendime të tilla”, tha ajo.
Më tej, kryetarja e LSI deklaroi: “Unë nuk dua të harxhoj kohë në kuptimin e komentimit të Bashës por ju uroj suksese dhe shpresoj që në axhendën politike, jo vetëm të Jozefina Topallit por të kujtdo partie politike apo strukture politike që do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit të jetë pjesë e betejës kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë”./ CNA.al