LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodi i ri Zgjedhor/ Berisha: Rama ka vetëm interesa kriminale

2 Nëntor 2020, 12:44, Aktualitet CNA
Kodi i ri Zgjedhor/ Berisha: Rama ka vetëm interesa kriminale

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi votimin e njëanshëm të Kodit të ri Zgjedhor. Gjatë një interviste për ?A2 CNN?, Berisha tha se kjo gjë ishte e pritshme, duke shtuar se nga frika e humbjes Rama po përdor çdo lloj taktike.

Berisha tha më tej se Rama hoqi koalicionet me qëllim dëmtimin e kundërshtarëve.

?Nuk jam absolutisht aspak i habitur. Isha i sigurt që Edi Rama nga frika e humbjes së pushtetit nuk do të lërë përpjekje pa bërë. Në këtë kontekst unë kam qenë i bindur se ai do ta votonte dhe nuk do të pyeste dhe midis Europës dhe vendeve europiane ai do të zgjidhte drogën, sepse i sjellin vota. Çdo lloj përpjekje është fundosje e tij dhe kjo qëndron. Edi Rama ka vetëm interesa kriminale, është i lidhur si mishi me thoin në afera korruptive. Problemi kyç është qëndrimi i tij ndaj koalicionit. Ky zotëri kërkon me çdo kusht të pengojë koalicionet që atij nuk i interesojnë, sepse ka qëllim të dëmtojë kundërshatin. Së dyti listën e qytetarëve e kthejnë në listën e partisë. Këtyre nuk u shkon asnjë qytetar në takim, por vetëm punonjës së administartës?, tha Berisha. CNA.al/

Lajmet e fundit nga