LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klevis Balliu në listat e LSI?/ Kryemadhi: E njoh që fëmijë, jam e bindur se…

2 Nëntor 2020, 17:59, Politikë CNA
Klevis Balliu në listat e LSI?/ Kryemadhi: E njoh që fëmijë,

Kryetari i LSI-së, Monika Kryemadhi, është pyetur sot nga gazetarët edhe në lidhje me skualifikimin e Klevis Balliut, nga lista e kandidatëve të PD-së në Pogradec.

Ajo ka shuar zërat se Balliu do të kandidojë për deputet me listat e LSI-së, pasi deklaroi se ai është anëtar i PD-së dhe nuk do t?i bëjë karshillëk kryetarit të PD-së.

?Në fakt unë Klevisin e njoh që fëmijë. Klevisi është anëtar i PD-së, nuk është anëtar i LSI-së dhe këtu nuk është problemi që ne t?i bëjmë karshillëk njëri tjetrit. Unë jam e bindur që vlerësimin e Partisë Demokratike të Klevis Balliut nuk ka ngelur që t?ia bëjmë ne, por t?ia bëjë vetë kryetari i saj dhe PD-ja.

Unë nuk mendoj se të qënurit në listat e deputetëve është po themi gjë e domosdoshme. Ajo që është shumë e rëndësishme është që listat e LSI-së, do të jenë lista të cilat do të vijnë pas një lloj procesi, jo vetëm të përfshirjes së anëtarësisë, por edhe të opinionit publik, edhe të leximit të kandidatëve të mundshëm që mund të ketë LSI-ja në qarqe të mundshme?, theksoi Kryemadhi në Report TV./ CNA.al

Lajmet e fundit nga