LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi votat, bëjmë ç’duam”/ Brisida Shehaj sulmon ambasadorin e BE-së: Boll helmuat, i shërbeni …

2 Nëntor 2020, 22:15, Politikë CNA
“Kemi votat, bëjmë ç’duam”/ Brisida Shehaj

Nënkryetarja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Lugi Soreca, i cili i bëri thirrje palëve për consensus.

Shehaj i kujton ambasadorit Soreca slloganin e qeverisë: ?Kemi votat, bëjmë ç?duam?. Sllogan ky i cili ka shërbyer si një mur, i përforcuar dhe prej diplomatit të BE, për të penguar konsensusin politik.

Çfarë duan shqiptarët?

Sondazhet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në 2019 dëshmuan se 63% nuk i besojnë Reformës në Drejtësi.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 2020 dëshmoi se mbi 85% e shqiptarëve nuk besojnë në ndëshkimin nga organet e Reformës në Drejtësi.

Këto për dijeni Z. Ambasador. Ndërkohë, sa dosje të rënda ka SPAK në duar? Sa ka vepruar?

Këtë a mund t?ua thoni shqiptarëve? Dhe nëse ?receta?, që sugjeroni është konsensusi politik, a e dini ju Z. Ambasador se sa herë ka dhënë konsensus, opozita ka patur e ka përballë një mur me slloganin: ?Kemi votat, bëjmë ç?duam??

Muri u forcua edhe nga qëndrimet tuaja Z. Ambasador, ndaj nëse konsensusi është zgjidhja, rrëzoni murin se opozita vullnetin e fjalën ka!

Sa për ata, që bëjnë moral se nuk na dhimbset Shqipëria, duke iu ?gëzuar? mosçeljes së negociatave, ka një recetë, heshtja. Sepse sa herë hapin gojën vërtetojnë kujt i shërbejnë. Boll helmuat!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga