Connect with Us

Jozefina Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën

Politikë

Jozefina Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën

Publikuar

-

“Garat nuk fitohen pa hyrë në fushë betejë”/ Jozefina Topalli nis mbledhjen e firmave

“Edi Rama nuk lëviz pa lëvizur Lulzim Bashën”.

Kështu deklaroi ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, pak minuta më parë, teksa po fliste për situatën politike.

Topalli tha se kreu i qeverisë e ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën dhe sipas saj, vetëm për shkak të kryetarit të PD-së Rama është në pushtet.

Ajo pretendon se po të ikë kryetari i opozitës, do të ikë edhe Edi Rama.

LEXO EDHE:  Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Edi Rama nuk lëviz pa lëvizur Lulzim Bashën. Edi Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën. Po të mos ishte ai, Rama do kishte ikur nga Shqipëria”, theksoi drejtuesja e Lëvizjes Për Ndryshim në “Real Story”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LEXO EDHE:  Paralajmëron Fevziu/ Nëse do të ketë vjedhje votash në zgjedhjet e ardhshme, rrezikohet një kaos

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE