LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Policia arreston 41-vjeçarin në Tiranë

2 Nëntor 2020, 08:22, Kronika CNA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Policia arreston

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas policisë, ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar dhe rezultonte me dy emra, Kristian Sula alias Bledar Gaçi.

Ky i fundit është i dënuar në Itali me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale ?Organizatë kriminale? dhe ?Trafik i lëndëve narkotike?.

“Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale ?Organizatë kriminale? dhe ?Trafik i lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë?, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lajmet e fundit nga