LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I kërkuan të bëhej pjesë e Sanremos/ Adelina Ismaili tregon pse e refuzoi propozimin

2 Nëntor 2020, 15:49, Lifestyle CNA
I kërkuan të bëhej pjesë e Sanremos/ Adelina Ismaili tregon

Këngëtarja Adelina Isamili është rikthyer në qendër të vëmendjes  me emisionin e saj ?Tetë a tetë me Adelinën?  .

Së fundi i ftuar ka qenë Behgjet Pacolli, i cili ka treguar një detaj nga jeta dhe karriera e Adelina ismailit. Duke prekur fakytin që ajo ishte këngëtarja e tij e preferuar, ai ka treguar se në vitin 2002 i është kërkuar nga festivali i Sanremos të përzgjidhte një këngëtare për të kënduar dhe performuar.

Pacolli tha se ai menjëherë propozoi Adelinën, mirëpo nëna e saj e ndjerë, Mona e ka refuzuar menjëherë ftesën. Këngëtarja gjithashtu tregoi arsyen pse e ëma e kishte refuzuar një propozim të tillë.

?Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik ? ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë?, është shprehur Adelina Ismaili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga