LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania dhe vende të tjera të Evropës futen në izolim

2 Nëntor 2020, 08:30, Kosova & Bota CNA
Gjermania dhe vende të tjera të Evropës futen në izolim

Gjermania, nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027.
Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre. Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj.

Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot. Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria.

Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra. Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë./CNA.al

Lajmet e fundit nga