Connect with Us

Foto-Hanë e pinë me subjektet e OFL-së/ Artan Hoxha ‘demaskon’ Metën e Ramën

Politikë

Foto-Hanë e pinë me subjektet e OFL-së/ Artan Hoxha ‘demaskon’ Metën e Ramën

Publikuar

-

“Është ushtar i një grupi krimina”/ Hoxha për Vis “korçarin”: Do marrë në qafë jetë të pafajshme, të dënohet!

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh i kanë shpallur “luftë” njëri-tjeterit, pasi ky i fundit e akuzoi presidenti se takon në skuta katundesh subjekte të OFL-së.

Lidhur me këto përplasje ka reaguar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili i kujton udhëheqësve të shtetit, se subjektet e OFL-së, i kanë takuar të dy, jo skutave por haptazi, madje kanë ngrënë e pirë me ta, kërcyer dhe bërë dhe foto.

Sipas Hoxhës, “lufta” sikur zihen sa herë fillon fushta elektorale bëhet vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.

“S’kanë faj subjektet e OFL, por OBJEKTET në krye te shtetit, që hanë e pinë me ta…

Kane dy jave, qe dy “objektet” kryesore ne krye te shtetit, presidenti i Republikes dhe kryeministri, po konfliktohen me njeri-tjetrin, se kush me shume e kush me pak, eshte takuar neper skuta me subjekte te OFL(Operacioni Forca e Ligjit).

Në pamje te pare, duket nje beteje parimore, mes dy shtetareve, qe jane gati të japin edhe “jeten” për zbatimin e ligjit.

Nese e keni harruar zoterinj udheheqes te ketij shteti,  ju jo vetem jeni takuar neper skuta te erreta me subjekte të OFL-se, por jeni takuar haptazi, keni ngrene e keni pire me ta, keni kercyer e kenduar,  madje keni pozuar si super star me subjektet e OFL-se…

LEXO EDHE:  Rama flet me shifra/ Zbulon sa do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Prandaj zoterinj udheheqes mos u ankoni, sepse sebashku keni 8 vite, qe e qeverisni kete vend, njeri 8 vite kryeminister, e tjetri 4 vite kryetar parlamenti e 4 vite president.

Pastaj beni sikur ziheni, sa here fillon fushata elektorale, per t’i hedhur hi syve te popullit.

Nuk jane problem subjektet e OFL-se, ata i dime dhe i njohim me kohe, problem jane “Objektet”, te cilet rrine me subjektet e OFL-se, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmeri….

Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….

Në foto:

Kryeministri Rama me subjektin e OFL, A.Çapja në ambjentet e hotelit të tij.

Presidenti Meta, ne dreke “pune” me subjektet e OFL-se, A.Hajri dhe Xh.Troplini…

Si dhe lajmet, kur OFL, u ka çuar formularin subjekteve të mesiperme….”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe “harron” datën 5 Maj?

Publikuar

-

Nga

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe "harron" datën 5 Maj?

Presidenti i Republikës nxitoi të sqaronte sot pasdite axhendën e datës 6 Maj, e cila ia kishte bërë të pamundur lidhjen online me Komisionin e Ligjeve.

Ajo axhendë, edhe me sqarimet e Presidencës nuk parashihte impenjime presidenciale në orën 11:00, orë e cila ishte kërkuar nga Komisioni i Ligjeve për zhvillimin e seancës.

Në çdo rast, ditët e Majit janë të gjata, ndaj Presidenti mundet që në vend të këmbënguljes për datën 10 Maj, të kishte kërkuar një orar tjetër brenda datës 6 Maj.

Komisioni i Ligjeve do e kishte pranuar me siguri orarin e rishikuar nga Presidenti.

Por ajo që harron Presidenti është sqarimi për datën 5 Maj.

Seanca e datës 6 Maj e kërkuar nga Komisioni i Ligjeve, u detyrua për shkak se Presidenti në vend të lidhjes online me Komisionin e Ligjeve në seancen e njoftuar të datës 5 Maj, kërkoi kohë që të përgatitej për mbrojtjen dhe që në datën 5 Maj, insistoi tek data 10 Maj.

Komisioni i Ligjeve për këtë shkak shtyu me 1 ditë mbledhjen e vet.

Në këtë histori, Presidenti bën sikur harron që afati i fundit që ky Kuvend ka për ngritjen e një komisioni hetimor çfarëdo, është data 9 Maj.

LEXO EDHE:  Meta kopjon Lulin/ Prova si këngëtar

LEXO EDHE:  Rama flet me shifra/ Zbulon sa do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Data 10 Maj dhe insistimi i Presidentit për atë datë ka lidhje vetëm dhe eksluzivisht me nevojën e Presidentit për shterrimin e afateve ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Ka që prej ditës kur u depozitia kërkesa e 49 deputetëve për nisjen e procedurave së ngritjes së Komisionit Hetimor, që Presidenti shpërfaq mesazhe indiferentizmi ndaj asaj që po iniciohej në Kuvend, me shprehje të tipit: zero interes për lojrat e maxhorancës.

Mbase do ishte më dinjitoze për Presidentin, që të vazhdonte të bënte si i painteresuar, sesa ndryshimi që i bëri sjelljes, duke tentuar me lojra filloristësh, të bëjë sikur nuk e ka mendjen dhe sikur s’e ka parasysh që data 9 Maj është datë për të cilën nuk negociohet dot më.

Nuk dimë se çfarë hapësirash negociuese i di dhe njeh vetes sot Presidenti me maxhorancën në përgjithësi dhe Edi Ramën në veçanti, por data 9 Maj është çështje kalendari.

Dhe kalendari nuk ka shumë arsyetim kur vjen puna tek afatet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Incidentet parazgjedhore në Elbasan dhe Kavajë/ Duma shigjeton policinë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur mbi incidentet e ndodhura gjatë fushatës elektorale. Ajo shprehet se incidenti i ndodhur në Elbasan, ku truproja i Gazment Bardhit vrau Pjerin Xhuvani dhe plagosi katër të tjerë. Në një intervistë për Ilva Now, Duma u shpreh se kjo është një ngjarje e trishtë.

Ish deputetja demokrate foli edhe mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku dhe ishte drejtuese politike e kësaj partie. Ajo shigjetoi mazhorancën se ka infiltruar policë bashkiakë për të nxitur dhunë para zgjedhjeve.

“Po ta them me shumë sinqeritet, nëse Bledit (të plagosurit) do t’i kishte ndodhur gjë me jetën, unë nuk e di se si mund të vazhdoheshin zgjedhjet. Është e vështirë shumë të humbësh një anëtar të partisë, sekretar apo një djalë të mirë. Kjo është një ngjarje shumë e keqe. Kam shumë për të thënë për forcat e policisë. Unë isha aty në rastin e plagosjes. Sa më thanë nuk e besova dhe thash mos po e ekzagjerojnë. Shkova direkt, as 6 minuta nuk jam vonuar dhe shikoj policinë që po e rrethonte.

E gjithë policia ishte e ngrirë pasi në ngjarje kishin marrë pjesë Drejtori i Policisë Bashkiake me një polic tjerë bashkë me një biznesmen që rrinte me kryetarin e bashkisë. Ata nuk dinin si të vepronin, ishin të pavendosur dhe të paqartë. Dy policët janë me arrest shtëpie. Pas një ore që unë vazhdoja të qëndroja aty, në moment të fundit deshën të hiqnin edhe kordonin e policisë për të mos e quajtur skenë krimi. E di ti që ai djali që plagosi është dënuar për armëmbajtje pa leje. Më thuaj çfarë të themi. Ai ka plagosur një njëri edhe ai është kapur për armëmbajtje pa leje. Nëse policia është në këtë gjendje dhe organet e drejtësisë janë në këtë gjendje ne duhet të vëmë alarmin”, u shpreh Duma./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

Publikuar

-

Nga

Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

Ish-deputetja Grida Duma, pretendon se Partia Demokratike është rritur në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2017 dhe vitin 2013.

Duma tha se për të kjo gjë nuk ka diskutim, ndërsa pretendon se qeveria ka përdorur paratë e buxhetit të shtetit për të blerë votat e qytetarëve.

Sipas saj, nuk është normale që votat e elektoratit gri të ndahen gjysmë për gjysmë.

“Përsa i përket numrit të pjesëmarrjes dhe rritjes së Partisë Demokratike, ne nuk e diskutojmë fare që ka rritje, jo që ka rritje nga 2017-ta, por unë them që ka rritje nga 2013-ta. E vetmja zgjidhje që përdori PS është që përdori paratë e buxhetit për të nxjerrë zonën gri. Se nëse e mbani mend ne thonim që Tirana ka diku rreth 25-30% zonë gri, pra njerëz që nuk duan të votojnë.

Ne për herë të parë u përballëm me partinë e të pavendosurve. Po ta shikojmë nga ky këndvështrim, këta të pavendosurit duket sikur në momentin e fundit kanë vendosur dhe janë ndarë në të dyja palët, gjë që nuk është normale. Nuk ka sens që të pavendosurit të ndahen barazim”, u shpreh ajo në emisionin “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Aleatët e gruas i zhvlerësuan 13 Tetorin/ Meta ngushëllohet me kthimin e Ligjeve

LEXO EDHE:  Meta tregon problemin e vërtetë/ Ja pse i ftoj qytetarët të dalin në shesh më 2 mars

Duma deklaroi se 50% e popullatës është me opozitën, por sipas saj PD-në e goditi emigrimi në këto zgjedhje.

“E vërteta jonë është se 50% e popullatës është në opozitë. Ne na ka goditur emigrimi”, nënvizoi ish-deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE