Connect with Us

“Financimi publik më i madh për Shëndetësinë”/ Manastirliu: Buxheti 2021 mbështet mjekët si asnjëherë më parë

Aktualitet

“Financimi publik më i madh për Shëndetësinë”/ Manastirliu: Buxheti 2021 mbështet mjekët si asnjëherë më parë

Publikuar

-

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në prezantimin e projektbuxhetit për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2021.

Në fjalën e saj Manastirliu ka deklaruar se buxheti i 2021 është financimi publik më i madh për Shëndetësinë. Ministrja Manastirliu e ka konsideruar si buxhetin e mbrojtjes së shëndetit publik, investimeve të rëndësishme në Shëndetësi, e sidomos buxheti që mbështet mjekët dhe infemierët me rritjen e pagës si asnjëherë më parë si dhe grupet më vulnerabël.

“Me buxhetin e 2021 do të ketë një rritje në 40% të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe si asnjeherë më parë ky buxhet mbështet mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Me buxhetin e 2021, do të vijohet me investime madhore në shëndetësi, me modernizimin radikal të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ për ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme dhe një sërë investimesh të rëndësishme në spitalet rajonale dhe dy maternitetet e Tiranës.
“Do të vijohet me ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, Lezhës, Kukësit. Gjithashtu me hapjen e kantiereve të reja për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Elbasanit, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve në Tiranë, rikonstruksionin e kirurgjisë dhe urgjencës në spitalin rajonal Shkodër, rikonstruksionin e sallave të lindjes, repartit të neonatologjisë dhe repartit të urgjencë – pranimit dhe pajisje mjekësore në Maternitetin Koço Gliozheni, rikonstruksioni i godinës së spitalit Prrenjas dhe pajisjen për Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin e ri të Pediatrisë në QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se projektbuxheti i sektorit të mbrojtjes sociale për vitin 2021 kemi parashikuar 25,479,260 mijë lekë për familje, individë në nevojë që përfitojnë nga skema e Ndihmës Ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Manastirliu u shpreh se vetëm për shpenzimet për Programin e Bonusit të Bebes, për vitin 2021 janë parashikuar në vlerën 2 miliard lekë.

LEXO EDHE:  Imazhet që tregojnë dëmet që shkakton duhani/ Manastirliu: Miratohen brenda Shkurtit, do të zënë 65% të paketës

“Në total për programin e NE parashikohen 4,634,460 mijë lekë për vitin 2021. Përfitimet e aftësisë së kufizuar do të rishikohen dhe do të mundësohet mbështetja me pagesa më të larta të atyre individëve më aftësi të kufizuar që kanë një gjendje shëndetësore më të rënduar dhe që kanë më shumë barriera për tu përfshirë në jetën shoqërore. Në total, për pagesën e aftësisë së kufizuar për vitin 2021 janë parashikuar 16 miliard e 501 milion e 635 mijë lekë (2021) për 172 mijë përfitues”, theksoi Manastirliu.

Buxheti 2021 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale parashikohet të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe krahasuar me buxhetin e vitit 2020 për vitin 2021 parashikohet një rritje me 7.5% ose në vlerë absolute në vlerën 5.7 miliard lekë në buxhetin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Vetëm për shëndetësinë buxheti ka pësuar një rritje me 8.25% krahasuar me 2020 ose një rritje prej 55.36% krahasuar me 2013.
Buxheti për vitin 2021 financon në sektorin e shëndetësisë, mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor për grupmoshën 35 – 70 vjeç, programin kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit,vaksinimi, vizitat tek mjeku i familjes, rimbursimin e barnave, vizitat dhe ekzaminimet tek mjeku specialist për të gjithë popullsinë rezidente në vend. Buxheti i 2021 siguron mbulimin në masën 100% të pacientëve që kryejnë ndërhyrje kirugjikale falë 12 paketave shëndetësore, depistimin e dëgjimit neonatal, finacnimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 36 autoambulanca të reja, vijimin e Programit Kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt mbylljes totale?/ Manastirliu tregon se çfarë pritet javët e ardhshme

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE