LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E frikshme në Përmet/ 6 ditë rresht shefi i policisë kurohej në komisariat, në gjendje serioze për jetën

2 Nëntor 2020, 18:09, Aktualitet CNA
E frikshme në Përmet/ 6 ditë rresht shefi i policisë kurohej

Gazetari Bledi Mane, ka denoncuar një rast të rëndë në komisariatin e policisë së Përmetit, ku është infektuar me koronavirus shefi i këtij komisariati Petrit Gjokaza.

Mane deklaron se Gjokaza në shkelje flagrante me çdo protokoll pandemie nuk u shtrua në spital, nuk qëndroi i izoluar në banesë por trajtohej me serume dhe antibiotikë të ndryshëm në zyrën e tij.

Sipas tij, deputetja e qarkut Mirela Kumbaro dhe kryetari i Partisë Socialiste Edvin Tuçi në këtë qytet, kanë urdhëruar që spitali i Përmetit të mbyllte dyert për pacientët lokale. Ai thotë se gjendja e Gjokazës është serioze.

?I erdhi përgjigja e tamponit, rezultoi pozitiv me Covid-19 qysh prej së martës së kaluar dhe shefi i komisariatit Përmet, mirditori Petrit Gjokaza në shkelje flagrante me çdo protokoll pandemie nuk u shtrua në spital, nuk qëndroi i izoluar në banesë por trajtohej me serume dhe antibiotikë të ndryshëm në zyrën e tij duke infektuar edhe policë të tjerë.

Me urdhërin politik të deputetes së Qarkut Mirela Kumbaro dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edvin Tuçi, spitali i Përmetit që ka mbyllur dyert e tij për pacientët lokalë, dërgonte çdo ditë një mjek dhe një infermier të pakualifikuar për tu kujdesur për kryepolicin e infektuar me Covid. Kjo masakër çnjerëzore vazhdoi deri mbrëmë kur niveli i oksigjenit të pacientit ra në kuotat jetike dhe me urgjencë e nisën drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Gjendja e pacientit mbetet serioze por injoranca lokale e nakatosur me fodullëkun politik tingëllon më e rezikshme se çdo infeksion. Shërim të shpejtë kryepolicit dhe le të shërbejë ky lajm i dhimbshëm nisje hetimesh nga Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme pranë Policisë së Shtetit!?, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga