Politikë
Basha ngatërron datën e zgjedhjeve/ Ironizon Braçe: Ooooooo Lyl, gjumë të ëmbël

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, është tallur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas gafës për datën e zgjedhjeve, që tha se ishin në 25 qershor në vend të 25 prill.
Braçe ironizon Bashën, teksa thotë se socialistët nuk e kanë problem nëse kreut të opozitës nuk i del gjumi në 25 prill.
Numri 2 i qeverisë i uron Bashës gjumë të ëmbël, ndërsa deklaron se në 25 qershor t’i bëjë PD zgjedhjet.
“Ooooooo LYL; Më 25 qershor bëji vetë zgjedhjet! Shqipëria voton në 25 prill! Po të doli gjumi mirë!
Po nuk të doli zgjohu në 25 qershor ti; Për ne nuk ka problem! Në 25 qershor kthe prapë Kristalin ku bëre fushaten e 2011-tës! Gjumë të ëmbël!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale./ CNA.al