LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të fitojë Trump? Ja pse historia do të përsëritet

2 Nëntor 2020, 07:29, Kosova & Bota CNA
A do të fitojë Trump? Ja pse historia do të përsëritet

Nga Newt Gingrich ?Fox News?

Në vitin 1964, kandidati republikan për president Berri Golduoter i kërkoi Ronald Reganit
që të mbante një fjalim në televizionin kombëtar në emër të fushatës së tij. Fjalimi u quajt ?Koha për të zgjedhur?.Në fjalimin e tij, Regan theksoi se në lojë ishte liria, se amerikanët ishin duke bërë gjithmonë një hap më shumë ose drejtë lirisë ose drejtë tiranisë.
Regan vuri gjithashtu në dukje se për mijëra vjet, njeriu kishte punuar gradualisht për të krijuar shtetin e së drejtës; për të vendosur të drejtën e një populli të lirë, që këmbëngul se liritë e tij vijnë nga Zoti, dhe jo nga qeveria; dhe për të kufizuar pushtetin e atyre që do të na shfrytëzonin, ngacmonin dhe dominonin.

Në vitin 2020 ne kemi parë rishfaqjen e tiranisë në Amerikë, në një shkallë që unë nuk e mendoja si të mundur se do ta shihja ndonjëherë në SHBA. Në mbarë vendin, udhëheqësit demokratë dhe aleatët e tyre kanë shkelur të drejtat e qytetarëve, kanë censuruar të drejtën e fjalës, dhe i kanë fshehur të vërtetën popullit amerikan.

Amerikanët duhet të bëjnë një zgjedhje Ditën e Zgjedhjeve:do të vazhdojnë më tej në këtë rrugë tiranike, apo do të zmbrapsen nga pragu i greminës, dhe të rimarrim liritë tona që na i ka dhënë Zoti. Guvernatorët demokratë kanë abuzuar me pushtetin e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shkelur Kushtetutën për të vendosur bllokime arbitrare që e shkatërrojnë lirinë tonë.

Për shembull, në Nevada guvernatori demokrat Stiv Sisolak rihapi kazinotë me pak kufizime, por nga na tjetër kufizoi shumë numrin e njerëzve që mund të shkojnë në kishë. Në Nju Jork, guvernatori demokratik Endrju Kuomo, shënjestroi hebrenjtë ortodoksë të qytetit të Nju Jorkut, në një mënyrë që nuk mund të përshkruhet ndryshe, përveçse si një sulm anti-semit. Në Miçigan, guvernatorja demokrate Greçen Uajtmer, i ndaloi njerëzit të përdornin anijet e tyre, dhe pse burri i saj bënte përjashtim. Ne kemi parë gjithashtu kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit, Big Tech, sidomos Facebook dhe Twitter, të përpiqen të imitojnë Partinë Komuniste Kineze, duke censuruar histori politike që ata i konsiderojnë të papërshtatshme.

Këta gjigantë të teknologjisë, po përhapin në të gjithë vendin një radikalizëm të personifikuar nga senatorja Kamala Harris, dhe kyetarja e Kongresit Nensi Pelozi. Dhe sigurisht është dhe media elitare, që është shndërruar në një megafon propagandistik i kushtuar ndaj mbrojtjes së Xho Bajdenit dhe demokratëve të tjerë. Imagjinoni pak nëse Bob Uuordit dhe Karl Bernshtajnit t?u thuhej në vitin 1972 të mos ndiqnin skandalin Uotetgajt.

Tek e fundit, e çfarë pune do të prishte pak korrupsion midis miqve?

Kjo është ajo që po bëjnë sot mediat kryesore në vend. Pra, ajo që po shohim është një minim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm nga forcat e mësipërme, por edhe nga protestuesit e lëvizjes ?Black Lives Matter? dhe anarkistët e ANTIFA-s. Nën këtë mjedis, zgjedhjet e vitit 2020, po ndodhin në një nga periudhat më të pazakonta,dhe me pasoja në historinë moderne.

Në fakt, këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1864, kur Amerika do të kishte vdekur nëse Abraham Linkolni nuk do të zgjidhej president. Një fitore e Donald Trumpit më 3 nëntor, do të ishte një rebelim i shumicës së amerikanëve, kundër establishmentit që do të na shesë tek kinezët, që kërkon të heqim dorë nga Ëndrra Amerikane, dhe të heqim dorë nga të drejtat tona politike.

Por a do të rizgjidhet presidenti Trump?

Unë mendoj se po. Nëse analizoni turmat e mëdha në tubimet e presidentit, do të gjeni jo vetëm një numër të konsiderueshëm njerëzish që nuk kanë votuar kurrë më parë, por edhe shumë demokratë. Plus, në gati çdo sondazh në të gjithë SHBA, ne shohim se Trump e ka 2-fishuar mbështetjen e tij nga komuniteti afro-amerikan. Për më tepër, po zbulojmë se një numër njerëzish mund të mos e pëlqejnë Trumpin, por nga ana tjetër ata nuk janë aspak të impresionuar me Bajdenin. Votuesit duhet të pyesin veten nëse ata duhet t?i besojnë vërtet një njeriu që fshihet në bodrumin e tij, sidomos kur e kemi parë presidentin Trump të forcojë ekonominë tonë dhe të mos përfshihet në asnjë luftë tjetër.

Ndoshta më e rëndësishmja:mos harroni se në Ditën e Zgjedhjeve në vitin 2016, Nejt Silver dhe ?The New York Times?, thanë se Hilari Klinton kishte 85 për qind shanse të fitonte. Dhe e patë se çfarë ndodhi më pas. Por ne nuk mund të supozojmë se historia do të përsëritet, edhe pse e presim këtë gjë. Të gjithë amerikanët që shqetësohen për të ardhmen e vendit të tyre, duhet të dalin dhe të votojnë, dhe të nxisin miqtë dhe familjen e tyre të bëjnë të njëjtën gjë./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga