LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Këta janë tipat e njerëzve, që e kanë më të vështirë ta përballojnë karantinën

1 Nëntor 2020, 07:14, Blog CNA
Studimi/ Këta janë tipat e njerëzve, që e kanë më

Për të ndihmuar në mposhtjen, ose të paktën në mbajtjen nën kontroll të Covid-19, njerëzve në mbarë botën u është thënë këtë vit që të qëndrojnë në shtëpi, për të ulur nivelin e transmetimin e patogjenit të rrezikshëm, gjë që e ka ndryshuar në një mënyrë kaq drastike rrjedhën e këtij viti.

Pavarësisht nga rreptësia masave nga njëri vend në tjetrin, jo të gjithë e kanë po aq të lehtë të ndjekin udhëzimet. Një studim i ri identifikon llojet e personalitetit, që ka më shumë gjasa t?i binden ose mos t?i binden udhëzimeve apo urdhrave të autoriteteve. Një ekip ndërkombëtar psikologësh, analizoi përgjigjet e një sondazhi të zhvilluar në mbarë botën, me mbi 101.000 pjesëmarrës në 55 vende.?Nuk është për tu habitur, që në zonat ku politikat qeveritare ishin më të rrepta, njerëzit kishin më shumë të ngjarë të mbylleshin në shtëpi pa bërë shumë rezistencë?- thotë studiuesi kryesor Fridrih Gëtz nga Universiteti i Kembrixhit.

Të anketuarit, iu përgjigjën një numri pyetjesh të hartuara enkas, për të vlerësuar llojin e personalitetit të tyre, bazuar në ato që njihen si 5 tiparet kryesore të personalitetit: hapja ndaj përvojave, ndërgjegjshmëria, ekstraversioni, pëlqyeshmëria dhe neurotizmi.

Ekipi zbuloi se këta faktorë të personalitetit, ndihmuan në mënyrë të pavarur për të parashikuar nëse njerëzit qëndronin apo jo në shtëpi. Kështu ekstravertët, tipat e hapur,
kishin më pak të ngjarë të qëndronin në shtëpi, kur në vendin e tyre ishin vendosur masa të ndryshme të bllokimit.

?Ekstravertët janë tipa shumë shoqërueshëm, ndaj dhe e patën veçanërisht të vështirë të qëndronin të mbyllur në shtëpi dhe të mos takoheshin me njerëz të tjerë?- thotë Gëtz. ?Pikërisht ata kishin më shumë të ngjarë të shkelnin masat e bllokimit, dhe qëndruan më pak në shtëpi se sa njerëzit që kishin çdo lloj personaliteti tjetër gjatë muajve mars dhe prill?- thotë ai.

Efektet e vëzhguara ishin statistikisht të rëndësishme.Por studiuesit theksojnë se ato gjithashtu ishin përgjithësisht të vogla.Edhe pse kur merren parasysh qindra miliona njerëz në të gjithë botën të izoluar, edhe devijimet më të vogla nga politika publike mund të kishin pasoja serioze në aspektin e frenimit të përhapjes së virusit.

Ndërsa ekstravertët ishin më rezistentë ndaj qëndrimit në shtëpi, tipat e tjerë të personalitetit kishin më shumë gjasa të përqafonin kufizimet e vendosura nga autoritetet, sugjerojnë rezultatet.?Njerëzit shumë neurotikë, e kishin vendosur që herët që ky virus nuk ishte një shaka, ndaj ata po qëndronin në shtëpi?- shton Gëtz.

Ekipi i studiuesve sugjeron që hapja dhe neurotizmi, ishin veçanërisht faktorë të rëndësishëm në fillimin e pandemisë, duke i nxitur individët të vepronin me kujdes përballë koronavirusit të ri. Por ky efekt u zbeh kur ndërhyrja e qeverive, e shndërroi miratimin e sjelljeve të tilla, nga kryesisht vendime individuale, në norma shoqërore gjithëpërfshirëse./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga