LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas shkarkimit të bashkëshortit, prokuror/ Gjyqtarja tentativa për t’i shpëtuar Vettingut

1 Nëntor 2020, 13:39, Vetingu CNA
Pas shkarkimit të bashkëshortit, prokuror/ Gjyqtarja tentativa

Që prej vitit 2019, Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, njoftoi se kishte nisur hetimit për subjektin e rivlerësimit, Marinela Osmani, gjyqtare e Faktit në Tiranë.

Mirëpo kjo e fundit, aplikoi për të marrë pozicionin e këshilltares ligjore në Këshillin e Lartë e Gjyqësor. Në fillim të këtij viti, KLGJ e rrëzoi emrin e Osmanit, duke marrë për bazë opinionin e kreut të Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.

?Mbledhja Plenare miratoi opinionin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, duke vlerësuar se komandimi i znj. Marinela Osmani (Nuni) në strukturat e KLGJ-së , përballë ngarkesës së çështjeve që ka kjo gjykatë dhe numrit aktual të gjyqtarëve që ushtrojnë efektivisht detyrë pranë kësaj gjykate, nuk passjell cenim të interesave të larta të kësaj gjykate për sa kohë nuk cenohet funksionaliteti i saj?, thuhet në vendimin e KLGJ.

Por, me 6 shkurt 2020, pra pak kohë pas vendimit të parë, KLGJ ndërroi mendje dhe miratoi komandimin e znj.Marinela Osmani në pozicionin e këshilltares ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kujtojmë se gjyqtarja Marinela Osmani, është bashkëshortja e ish prokurorit të Krimeve të Rënda dhe anëtarit të KLP-së, Gentian Osmanit, i cili u shkarkua nga shkalla e dytë e Vettingut, pasi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë për dy vite
Çka do të thotë se të njëjtin fat e priste edhe bashkëshorten e tij gjyqtare, e cila për ti shpëtuar Vettingut, zgjodhi të largohej nga Gjykata.

Më poshtë po sjelli pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Marinela Osmani me llogaritë e tejmbushura me euro, me kursime pafund dhe patundshmëri vetëm me dy paga.

Viti 2004
Ford në emër të babait të subjektit deklarues, me vlerë 200 000 lekë.
Benz në emër të babait të subjektit deklarues, me vlerë 600 000 lekë
Depozitë bankare në emër të nënës së subjektit deklarues, 12 000 dollarë.
Depozitë bankare në emër të nënës së subjektit deklarues, 3 600 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Durrës, 400 299 lekë.
Të ardhura nga paga e babait nga një firmë ndërtimi, 39 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 930 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 949 240 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 033 095 lekë.

Viti 2008
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 770 346 lekë.

Viti 2009
Ap banimi me sip 72 m2 me vlerë 67 680 euro, prej të cilave në vitin 2009 janë paguar 47 680 euro, me kursimet cash sëbashku me bashkëshortin, me hua 20 000 euro dhe dhuratë nga prindërit 1 500 000 lekë.
Cash 15 000 euro të mbetura nga kontrata e huasë.
Kursime, 1 400 000 lekë.
Kursime nga dietat e bashkëshortit 500 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 046 758 lekë.
Të ardhura nga paga e basxhkëshortit si prokuror në Tiranë, 1 092 000 lekë.
Kontratë huaje pa afat 20 000 euro.
Ap me sip 81 61 m2, në emër të bashkëshortit me vlerë 1 415 548 lekë.
Automjet tip Golf në emër të bashkëshortit, 450 000 lekë.
Kursime të bashkëshortit, 2 400 000 lekë.

Viti 2010
Për ap, në vitin 2010 është shlyer shuma 12 000 euro, kanë mbetuar pa shlyer edhe 8 000 euro.
Kursime cash 950 000 lekë.
Shitur automjeti, 240 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë dhe sigurimet në Vlorë 492 308 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Tiranë, 1 220 414 lekë.

Viti 2011
Për ap, në vitin 2010 është shlyer shuma 4000 euro
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, Tiranë dhe sigurimet në Vlorë 886 681 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Tiranë, 1 249 476 lekë.
Hua 20 000 euro. Pa shlyer 13 000 euro.

Viti 2012
Kursime 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 685 430 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Tiranë, 1 232 056 29 lekë.
Hua 20 000 euro. Pa shlyer 8 000 euro.

Viti 2013
Kursime 1 450 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 769 556 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Tiranë, Elbasan dhe Shkolla e Magjistraturës 1 452 923 lekë.
Hua 20 000 euro. Shlyer.

Viti 2014
Kursime 1 550 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 1 080 757 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Elbasan dhe Shkolla e Magjistraturës 1 617 930 lekë.

Viti 2015
Kursime 1 450 000 lekë.
Volsvagen me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 1 123 756 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në Elbasan, tek Krimet e Rënda, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës 663 323 lekë, 939 332 lekë, 46 550 lekë dhe 17 000 lekë.
Për ap e blerë në vitin 2009 kanë mbetur pa u shlyer edhe 4 000 euro.

Viti 2016
Lidhja e kontratës përfundimtare për ap e blerë në vitin 2009 me vlerë 67 680 euro. Janë paguar 630 680 euro.
Diferenca 4 000 euro është si penalitet për shkak të dorëzimit me vonesë të pasurisë.
Ka shitur ap e blerë në vitin 2009 nga 67 680 euro në 80 000 euro.
Llogari bankare 80 000 euro.
Kursime 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 1 113 012 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror tek Krimet e Rënda dhe KLP, 1 696 167 lekë dhe 76 500 lekë.

Viti 2017
Blerë ap me sip 96 m2 me vlerë 82 000 euro.
Llogari bankare me kursimet në vite dhe dieta nga një udhëtim në Sarajevë, 20 150 50 euro.
Llogari bankare në emër të bashkëshortit, 335 24 euro dhe 131 06 lekë.
Llogari bankare, 442 67 lekë.
Kursime, 800 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë 1 144 158 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror tek Krimet e Rënda dhe Shkolla e Magjistraturës, 1 707 532 lekë dhe 89 200 lekë.

Viti 2018
Kursime nga puna, 100 000 lekë.
Depozitë bankare, me vlerë 30 050 50 euro.
Depozitë bankare 10 000 euro.
Llogaria e pagës, 139 578 43 lekë.
Llogari e pagës së bashkëshortit 164 560 06 lekë.
Kursime 884 138 49 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, Tiranë dhe nga Shkolla e Magjistraturës 1 148 137 51 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror tek Krimet e Rënda dhe Shkolla e Magjistraturës, 1 753 118 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga