Connect with Us

Ngjarja e rëndë tek “Shefqet Ndroqi”/ Pampuri: Ministres i ka dalë situata jashtë kontrollit

Politikë

Ngjarja e rëndë tek “Shefqet Ndroqi”/ Pampuri: Ministres i ka dalë situata jashtë kontrollit

Publikuar

-

Ngjarja e rëndë tek “Shefqet Ndroqi”/ Pampuri: Ministres i ka dalë situata jashtë kontrollit

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot tek “Shefqet Ndroqi” ku një pacient u hodh nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar.

Pampuri thotë se ministres i ka dalë situata kashtë kontrollit dhe sipas ish deputetes, papërgjegjshmëria e saj vijon të mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen më të mirë ka gjetur sulmin ndaj opoziëtës.

Ish deputetja thekson se në Shqipëri mungesa e psikologut, mungesa e mbështetjes psiko-emocionale, në spitalet Covid, ka çuar deri në këtë situatë që pacientët poi japin fund jetës si pasojë e gjendjes së rënduar spikologjike.

“Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka gjetur sulmin ndaj opozites. Zgjidhja eshte siguria e jetes dhe shendetit te pacienteve, ketu keni deshtuar, dhe merreni me sulme.
Ngjarja e rende ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, Covid 2, na prek emocionalisht te gjitheve. I treti rast, brenda pak kohesh, qe tronditi sigurisht familjaret, dhe opinionin publik. Vetevrasjet ndodhin nen nje gjendje te ngarkuar psikologjike, kur personi humbet pergjegjshmerine, dhe shpresen, dhe nje nga rrugedaljet nga kjo gjendje psikologjike shume e renduar, shikon vetevrasjen.

LEXO EDHE:  Pa maskë e distancim social në bulmetore/ Erion Braçe kërkon arrestimin e Bashës

Bazuar ne shume raste te personave qe kane patur nje eksperience, pra e kane kaluar Covid 19, theksohet qe perpos simptomave te tjera, ka qene dhe ngarkesa psikologjike, e shprehur si forme paniku, kjo nxitur dhe nga perballja me dicka te panjohur per te cilen di shume pak ose aspak, duke i shtuar kesaj dhe informacionet qe degjon, te ben te ndjesh pasiguri dhe ankth. Ne te gjitha vendet e botes ne kete periudhe psikologu ka marre nje rol te rendesishem, madje edhe duke u bere pjese e stafeve mjekesore. Ne Shqiperi mungesa e psikologut, mungesa e mbeshtetjes psiko-emocionale, ne spitalet Covid, ka cuar deri ketu. Nese ndodh nje here, merren masa, nese ndodh dy here, eshte e rende, por nese ndodh per te treten here, dhe spitali eshte gjendur perseri pa staf mbeshtetes me psikologe, eshte e pafalshme.

Papergjegjshmeria nga ana ministrise, ne paisjen e spitaleve Covid me psikologe vijon. Kjo papergjegjshmeri, po vijon te rendoje mbi shendetin e jeten e qytetareve. Para nje jave papergjegjshmeria e qeverise beri qe te humbase jeten nje qytetar, sot perseri nje ngjarje e rende”, shkruan Pampuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Çfarë është varianti Delta?/ Virusi mund të çojë në ‘shpërthime hiperlokale’

LEXO EDHE:  Bie numri i të prekurve më Covid-19/ Vetëm 6 raste të reja në 24 orë



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE