LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit Patozi/ Nuk do t'ia bëjmë atë nder Edi Ramës

1 Nëntor 2020, 09:41, Politikë CNA
Nga Astrit Patozi/ Nuk do t'ia bëjmë atë nder Edi

Mes Monës që thotë se nuk ka COVID 19 fare dhe Lulit, që ka lënë të gjitha punët e tjera dhe po merret vetëm me pandeminë, ne nuk do të zgjedhim asnjërin.
Ne nuk do të presim që sëmundja, larg qoftë, të na vijë tek familjet tona, që ta pranojmë se ajo ekziston. Sepse dija njerëzore është krijuar në mijëra vjet që të mos e provosh domosdoshmërisht në kurriz për ta njohur të keqen.

Nga ana tjetër të fokusohesh vetëm tek mënyra se si qeveria po e administron situatën e shkaktuar nga vala e dytë e koronavirusit, i bën nder Edi Ramës.
Në kushtet që po mbyllen hermetikisht dhe po rikarantinohen vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të Europës, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe të kërkosh dhe gjesh probleme të vogla tek sistemi ynë i lodhur shëndetësor.

Ndërkohë që edhe në kohë kolere qeveria e stërkonsumuar e Edi Ramës nuk ka hequr dorë nga asnjë prej veseve të tjera. Dhe ne kemi prova dhe fakte të përditshme që ajo e ka dorën e rëndë.

Nëse do të duam ta rrëzojmë realisht më 25 prill duhet të merremi më shumë me arsyet e tjera, se po të jetë për COVID-in e dinë edhe fëmijët që nuk ka ardhur në këtë botë dhe as nuk do të largohet prej saj vetëm për Shqipërinë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga