LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndihmuan 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/ Arreston 2 persona në Pogradec

1 Nëntor 2020, 10:21, Kronika CNA
Ndihmuan 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/

Policia ka goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të jashtëligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit ?Perimetri? u arrestuan dy të rinj, të cilët u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj.

Rasti i parë bënë fjalë për shtetasin Denis Sulejmani, 30 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap nga shërbimet e policisë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip ?Volksëagen?, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë u arrestua dhe Skerdilajdo Kamberi, 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur ?Lumi i Tërhanit? në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip ?BMË?, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?. CNA.al/

 

 

Lajmet e fundit nga