LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e Çapajev Gjokutaj/ Të dalë presidenti e të kalërojë, këtë s’ka Servantes që e imagjinon

1 Nëntor 2020, 10:31, Politikë CNA
Ironia e Çapajev Gjokutaj/ Të dalë presidenti e të

Profesor Çapajev Gjokutaj ka ironizuar deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili tha se ishte nga ?Skrapari? për të thënë se është trim e patriot.

Gjokutaj zshkruan se kjo të sjell në mënd atë labin që e bëri gjoksin gropë duke u mburrur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet me ironi ?epo të dalë presidenti e të kalërojë mbi mushkën e stereotipeve krahinore, këtë s?ka Servantes që e imagjinon?.

?President nga Skrapari? e quajti veten Ilir Meta për të na thënë se është trim e patriot, siç pohon një sterotip krahinor i dalë boje.
Kjo të sjell në mënd atë labin që e bëri gjoksin gropë duke u mburrur: ?? kështu? e ?na lebrit ashtu? dhe, pasi mori vesh se bashkbiseduesi ishte fierak, e ngushëlloi: ?Mo u mërzit, mund të ishe dhe lushnjar??
Që ndarjet e përçarjet i kemi akoma të forta dihet, por që të dalë presidenti e të kalërojë mbi mushkën e stereotipeve krahinore, këtë s?ka Servantes që e imagjinon.
( Nga cikli ?Monopatet e ironisë? )?- shkruan Gjokutaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga