Connect with Us

Video-Makinat bëhen copë në Lezhë/ Katër të plagosur

Kronika

Video-Makinat bëhen copë në Lezhë/ Katër të plagosur

Publikuar

-

Video-Makinat bëhen copë në Lezhë/ Katër të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Raboshtës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, njëra ka dalë jashtë rruga.

Bëhet me dije se nga ky aksident janë plagosur katër persona. Përplasja mes makinave ka qenë shumë e fortë, duke sjellë dëmtim të makinave.

Nga aksidenti, është bllokuar qarkullimi përgjatë autostradës./CNA.al

LEXO EDHE:  Iu premtua 500-1000 euro/ Mjekët e Urgjencës së Lezhës refuzojnë shpërblimin 5 mijë lekë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Publikuar

-

Nga

Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku një grua rreth 42 vjeçe, është hedhur nga kati i dytë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 8 pako me heroinë/ Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Përplasjet në protestë/ Drejtori i Spitalit Ushtarak tregon si është gjendja e të plagosurve

LEXO EDHE:  Operacion “blic” në mesnatë/ Kapen mbi 2 tonë drogë në Lezhë e Tepelenë

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij policia do japë informacionin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë, shtatë të dënuarve

Publikuar

-

Nga

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

S. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

LEXO EDHE:  Iu premtua 500-1000 euro/ Mjekët e Urgjencës së Lezhës refuzojnë shpërblimin 5 mijë lekë

LEXO EDHE:  E rëndë në Itali/ 18-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht kur po kthehej nga puna

S. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE