LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti 6.6 ballë në Turqi/ 25 persona kanë humbur jetën, mbi 800 janë të plagosur

31 Tetor 2020, 07:14, Aktualitet CNA
Tërmeti 6.6 ballë në Turqi/ 25 persona kanë humbur

Vijon të rritet bilanci i viktimave në Turqi si pasojë e tërmetit të djeshëm. Deri më tani numërohen 25 persona që kanë humbur jetën.  Ndërkohë që në ritje është edhe numri i të plagosurve, ku numërrohen më shumë se 800 persona. Autoritetet turke po vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit , ku nga 17 ndërtesa të shembura totalisht ka përfunduar puna në 8 prej tyre, nga gërmadhat e të cilave janë nxjerë trupat pa jetë.

Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar mbi 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime. Shteti është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.

Tërmeti i rëndë goditi mesditën e djeshme Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.  Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si ?zmir Karaba?lar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë. Sipas mediave turke, tërmeti u shoqërua me 410 pasgoditje ku 33 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter. CNA.al/

Lajmet e fundit nga