LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon krimin, arreston në flagrancë të riun

31 Tetor 2020, 07:46, Kronika CNA
Tentoi të vriste me armë 37-vjeçarin/ Policia parandalon

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali në fshatin Vrakë të Shkodrës janë konfliktuar dy persona, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mësohet se i riu me iniciale K.K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën.

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga